U bë e famshme nga videot në “TikTok”, KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Elbasanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Enkeleda Kapedani, gjyqtarja të cilësi iu publikuan video në TikTok duke sfiluar në ambientet e Gjykatës, është shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Vendimi është marrë me unanimitet nga trupa e KPK, ndërkohë që Kapedani ka dalë me probleme në të tria kriteret e vlerësimit.

Kapedani dyshohet sipas disa gjetjeve të ONM-së për ‘kontakt të papërshtatshëm’. Në seancën e në KPK gjyqtarja e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani dha shpjegime për një gjetje të ONM për dënimin e një personi tjetër të lidhur me krim të organizuar në Itali. Gjatë seancës u bë gjithashtu me dije se bashkëjetuesi i saj ishte shpallur më parë në kërkim policor, pasi dyshohej se kishte qëlluar me armë në ajër pas një konflikti pronësie.

Gjyqtarja e Elbasanit, Enkeleda Kapedani, cila ishte protagoniste në media në maj të vitit për shkak të publikimit të disa videove në Tik-Tok, të realizuara në zyrë, doli para KPK që në janar. Në lidhje me skandalin e publikimit të videove në Tik Tok, gjyqtarja është shprehur se ajo është ndjerë përgjegjëse dhe se është vetëofruar të ndëshkohet përballë kolegëve, por theksoi se organet kompetente, kompetente ILD dhe KLGJ arritën në konkluzionin se nuk u cenua besimi i publikut. Sipas saj, për videot ka dhënë një vendim KLGJ, që e pezulloi nga detyra, dhe se për këtë ajo nuk mund të gjykohet dy herë.

Në lidhje me videot e TikTok, Inspektori i Lartë i Drejtësisë pranoi ndjesën e gjyqtares për publikimin e videove, duke vendosur ndaj saj masën disiplinore “Pezullim” me të drejtën për të marrë pagën minimale për 6 muaj.

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV