FIFA zbulon arbitrat e Botërorit, për herë të parë 3 prej tyre janë femra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komiteti i gjyqtarëve të FIFA-s ka përcaktuar sot arbitrat që do vendosin drejtësi në Botërorin e Katarit që zhvillohet këtë vit nga data 21 nëntor deri më 18 dhjetor.

Në total do jenë 36 arbitra kryesorë, 69 të linjës, ndërsa në 24 në VAR. Interesant është fakti se për herë të parë do jenë edhe 3 arbitra femra. Bëhet fjalë për Stephanie Frappart (Francë), Salima Mukansanga (Ruanda) dhe Yoshimi Yamashita (Japoni). Sakaq do ketë edhe 3 asistente Neuza Back (Brazil), Karen Diaz Medina (Meksikë) dhe Kathryn Nesbitt (Shtetet e Bashkuara)

Pierluigi Collina, i cili drejton Komitetin e Arbitrave të FIFA-s, komentoi situatën: “Jemi shumë të lumtur. E gjithë kjo përfundon një proces të gjatë që filloi disa vite më parë me zhvillimin e divizionit të femrave. Kështu që ne mund të theksojmë qartë se është cilësia që bën diferencën dhe jo gjinia. Shpresoj që në të ardhmen caktimi i gjyqtareve femra në garat elitë të meshkujve do perceptohet si diçka normale dhe jo më e bujshme. Ata e meritojnë të jenë në Kupën e Botës sepse kanë ofruar vazhdimisht paraqitje të nivelit të lartë dhe ky është faktori themelor për ne.”

Të fundit

Aleanca e pazakontë e Berishës me Elvis Roshin

Nga Ylli Pata Sali Berisha dhe PD ju përgjigj yllit pesëcepësh të Edi Ramës në hapjen e fushatës me njerëzit që...

E FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, dyshohet për një të plagosur

Një plagosje raportohet se ka ndodhur te “diga e liqenit” në Tiranë. Sipas raportimeve të para dyshohet dyshohet se ka të plagosur me armë zjarri./ ...

Xhensila Myrtezaj i bën dedikimin e ndjerë së bijës: Arsyeja ime për të qëndruar e drejtë

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, i ka bërë një dedikim të ndjerë vajzës së saj Ajka, e cila erdhi në jetë nga martesa e këngëtares me...

Tronditëse/ Ra nga kati i 11-të i pallatit, vdes në mënyrë tragjike futbollisti i njohur

Sulmuesi gabonez Aaron Boupendza ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike në moshën 28-vjeçare, pasi u rrëzua nga ballkoni i banesës së tij në katin...

LaCivita është Lulzim Basha i ri, por… me lekë

Nga Mero Baze Pasi i bëri të gjitha këto, pasi beteja e tij me “presta nome”-n e tij mbaroi, pasi mori logon dhe vulën e...

Lajme të tjera

Web TV