I qëlluar 4 herë me armë, Papa Gjon Pauli kreu aktin e pabesueshëm të faljes së vrasësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dyzetenjë vjet më parë më 13 maj 1981, mijëra njerëz ishin mbledhur në sheshin Shën Pjetër në Romë për të parë Papa Gjon Paulin II por askush nuk kishte parashikuar se çfarë do të ndodhte më tej.

Zyrtarët e Vatikanit ishin të shqetësuar për sigurinë e Papës prej paraqitjeve të tij të shpeshta në publik mes turmave të emocionuara në të gjithë botën.

Dhe atë pasdite frika e tyre u bë realitet.

Ai u qëllua nga afër me katër plumba teksa përshëndeste besimtarët në Romë.

Gëzimi shpejt u kthye në tmerr për 20,000 besimtarët e mbledhur, teksa Papa u godit dy herë në gjoks, një plumb mori në krahun e djathtë dhe një në dorë, nga rreth 5 metra larg.

Automjeti i tij ‘Popemobile’ u largua me shpejtësi brenda kompleksit të Vatikanit nga ku Papa u dërgua në spital.

Pas disa orë operacioni dhe lutjeve të miliona besimtarëve, pas disa javësh mrekullisht Papa arriti të rikuperohej.

Por gjërat shokuese nuk mbaronin këtu teksa Papa deklaron se i jep faljen sulmuesit të tij, siç mëson më e mira e traditës kristiane.

Mehmet Ali Hagca, qytetar turk i arratisur nga burgu në 1979, u emërua si autori i tentativës së vrasjes.

I ulur në sheshin Shën Peter ai priste makinën ku Papa qëndronte në pjesën e pasme të hapur dhe sapo gjeti mundësinë Ağca nxorri pistoletën e tij 9mm Browning dhe mori shenjë ndaj kryepriftit.

I rrethuar nga rojet e tij të sigurisë Papa menjëherë humbi ngjyrën e fytyrës dhe ra në krahët e ndihmësve, mes tringëllimes së këmbanave dhe ulërimave të besimtarëve.

Kryeprifti i plagosur u dërgua me urgjencë në spitalin Agostino Gemelli.

Por pas rikuperimit të tij, Papa vizitoi në burg sulmuesin asokohe 23 vjeçar, të cilit iu dha falja nga presidenti italian në vitin 2000 me miratimin e Papës.

Lexo edhe :  22 gusht 1962 – Atentati, paramilitarët komplot për të vrarë Charles de Gaulle

Pas rikuperimit nga plumbat Papa vijoi më tej duke vizituar 50 vende në dekadën e parë të mandatit të tij.

Mehmet Ali Hagca ishte dënuar me burgim të përjetshëm në 1981 për atentatin por pas faljes në vitin2000, ai u riarrestua dhe kreu dënimin për vrasjen e një gazetari në 1979.

Ndërsa ish-kardinali Karol Wojtyla i Polonisë, Papa John Paul II u caktua në krye të kishës në 1978 – që ishte papa i parë jo-italian në 455 vjet.

Ai vdiq më 2 prill 2005, pas një operacioni për problemet me fytin.

Të fundit

BE dënon sulmin izraelit në spitalin në Gaza: Nuk justifikohet

Bashkimi Europian ka reaguar pas vdekjes së 5 gazetarëve ditën e djeshme në Gaza pas një sulmi me raketa...

Pse Donald Trump dëshiron të kontrollojë Rezervën Federale?

Nuk duhej tentativa e djeshme për të shkarkuar Lisa Cook nga Bordi i Guvernatorëve të Rezervës Federale, që të kuptohej se çfarë modeli qeverisjeje...

Osmani përshëndet kreun e ri të Kuvendit: Qeveria të votohet sa më shpejt

Presidentja e Republikës së Kosovë, Vjosa Osmani ka përshëndetur zgjedhjen e kreut të Kuvendit dhe nënkryetarëve të rinj, që i jep fund krizës disamujore Osmani...

Pse kaq shumë aksidente?! Policia jep shpjegimet

Qarku i Fierit rezulton më i prekuri nga aksidentet, nga të cilat vetëm gjatë këtij muaji, në 16 ngjarje, 3 persona humbën jetën dhe...

Interesat e kredive, bankat fituan rreth 18 miliardë lekë në 6 muaj

Bankat në vend fituan gati 18 miliardë lekë apo rreth 180 milionë euro në gjysmën e parë të vitit. Shuma që 11 institucionet financiare...

Lajme të tjera

Web TV