Shqipëria porosit sistemet “Javelin”, tmerrin e tankeve ruse në Ukrainë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sistemet anti-tank “Javelin” janë ndër më të suksesshmet në botë në luftën tokësore duke rezultuar të jenë edhe tmerri i mjeteve të blinduara ruse tashmë në Ukrainë. Sëfundmi, vendeve që përdorin këto sisteme pritet t’i shtohet edhe Shqipëria.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë kompania prodhuese e këtyre sistemeve Lockheed-Raytheon JV ku krahas Norvegjisë, Letonisë dhe Tajlandës do të prodhojnë “Javelin” edhe për Shqipërinë.

Ndërkohë që situata është tensionuar në Europë me Rusinë që kërcënon me luftë Perëndimin si edhe Serbinë si mbështetëse të politikave të Putinit në rajon, kjo nismë e Shqipërisë duket të jetë një lëvizje e fortë në drejtim të rritjes së kapaciteteve mbrojtëse të vendit.

Lufta në Ukrainë, por edhe në Nagorni Karabakh ka treguar se tanket po dalin tashmë nga “moda” duke qënë objektiva që shkatërrohen lehtësisht përmes sistemeve të tilla.

Të fundit

Çështja “Bankers”, Apeli merr sot vendimin për masat e sigurisë

Gjykata e Apelit në Tiranë ka shtyrë për ditën e sotme vendimin për masat e sigurisë ndaj zyrtarëve dhe...

Rriten temperaturat, parashikimi i motit për sot

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e me vranësira mesatare e hera-herës deri...

Serbia arreston shqiptarin, ekspertët: Hakmarrje e Beogradit për zbulimin e spiunëve

Shtetasi kosovar Behar Preniqi është i fundit qytetar i arrestuar nga autoritetet serbe në vargun e arrestimeve të fundit që janë bërë në territorin...

Trageti me 114 persona në bord ngec në tokë të thatë në Greqi

Një traget me 105 pasagjerë në bordin e tij dhe një ekuipazh prej nëntë anëtarësh ka pësuar avari dhe ka ngecur të martën pasdite...

1806 – Beteja e Austerlitzit që solli fundin e Perandorisë së Shenjtë Romake

Më 6 gusht 1806, Franz II (Françesku i Dytë) shpalli shpërbërjen e Perandorisë së Shenjtë Romake të Kombit Gjerman, duke i dhënë fund një...

Lajme të tjera

Web TV