Tjetër aksident i rëndë në Shqipëri/ Makina përfundon në greminë, humb jetën i riu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të riu ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën e Kombit.

Dy të rinj nga Tropoja po udhëtonin nga Tirana drejt Kukësit me një automjet tip Benz kur në afërsi të fshatit Kolsh, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge duke përfunduar në greminë, rreth 100 metra poshtë rrugës.

Ata u dërguan me urgjencë në spitalin Rajonal të Kukësit, por njëri prej tyre nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të rënda ndërsa tjetri është në gjendje të rëndë.

Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë pakujdesia dhe manovrimi i gabuar i automjetit në rrugë pasi nuk janë vënë re gjurmë të frenimit. Ndërkohë nuk ka trafikndarëse mes rrugës dhe greminës ku përfundoi automjeti.

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV