Arrestimi i 18 personave/ Arben Kraja nga Kuvendi: Kemi ngritur dhomë përgjimi, paratë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i SPAK, Arben Kraja ka raportuar në Komisionin Ligjor parlamentar një ditë pas finalizimit të aksionit të koduar “Golden Bullet”, që kulmoi me arrestimin e 18 personave dhe shpalljen në kërkim të dhjetëra të tjerë.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Kraja tha se me paratë e koksifikuar nga aktivitetet kriminale janë ngritur laboratorë eksperimentalë.

“Ne kemi ngritur një laborator të ekspertimeve digjitale me fondet e konfiskuara nga aktiviteti kriminal.

Kemi aplikuar, kemi marrë fondin, janë blerë pajisjet. Kemi marrë tre nga ekspertët më të mirë që janë në vend e është bërë eficient në fund të vitit 2021. Janë trajnuar prokurorët e hetuesit e BKH. Për periudhën e fundit kanë kryer 118 akte ekspertimi”, tha Kraja.

Ai tha më tej se si është vijuar me emërimet në strukturat e SPAK-ut dhe BKH dhe të gjithë koordinimet e kryera me institucionet e tjera.

“Kemi ushtruar funksionin me një staf prej 13 prokurorësh nga 20 e meritaur nga Kuvendi. Në korrik kemi emëruar 2 prokurorë duke u bërë 15 dhe në dhjetor 2 të tjetër duke shtuar 17. Nga shtatori 2021 kanë filluar detyrën oficerët e BKH. Është bërë vlerësimi i punës për të gjithë stafin. Janë parashikuar mbi 340 mln për efekt personeli. Në strukturë janë miratuar 164 punonjës. Prokurorë nga 20 kanë qenë 15. Hetues në BKH kanë qenë 29. Gjatë vitit të kaluar kemi vënë në evidencë zyrën e përgjimeve, e atashuar pranë Prokurorisë së Posaçme. Për periudhën e fundit kemi marrë akte ekspertimi. Sigurimi i bazës së të dhënave, bazuar në ligjin për SPAK-un kemi të drejt të marrim akses.

Duhet të kemi infrastrukturë të ngritur e më pas të marrësh sisteme. Kemi ngritur infrastrukturë moderne. Rrjetet tona janë certifikuar. Kemi siguruar lidhje me fibër optike. Ka filluar marrja e aksesit, që ne i shfrytëzojmë për efikasitetin e hetimit. Të punosh nga sistemi me letër e të kthehesh në sistem elektronik ka vështirësi. Aktualisht jemi në proces të blerjes së pajisjeve. Kemi pasur informacione me një sërë institucionesh. Kemi vlerësuar bashkëpunimin në nivel ndërkombëtar. Kemi pasur rritje për ndihmë juridike. 50% i është kthyer përgjigje, u shpreh Kraja.

Të fundit

Rrëshqitje gurësh në hyrje të tunelit të Shkopetit, bllokohet qarkullimi

Reshje e shiut kanë shkaktuar probleme në rrugën nacionale Burrel–Milot, ku gjatë natës është raportuar një rrëshqitje gurësh në...

Holokausti: Kampi i Përqendrimit Dachau çlirohet nga trupat amerikane

29 prill 1945 – Lufta e Dytë Botërore  Më 29 prill 1945, trupat amerikane të Divizionit të 45-të të Ushtrisë së SHBA hynë në një...

Velipoja në fokus/ Rama inspekton gatishmërinë për sezonin turistik

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm pamje nga plazhi i Velipojës, ku shihen efektivët e policisë dhe IMT-së në aksionin për lirimin...

Pushteti vendor 21 mln euro për mbrojtjen nga zjarri në 2025/ Fond i kufizuar

Situata me zjarret, veçanërisht në zonat bregdetare të jugut, është përkeqësuar ditët e fundit. Deri më 27 korrik, Ministria e Mbrojtjes ka evidentuar 45 vatra zjarri...

Shqipëria, me ritmet më të ulëta të rritjes së investimeve të huaja në rajon më 2024

Investimet e Huaja Direkte në vendin tonë ishin në rritje vitin e kaluar, por ritmi ishte më i ngadaltë krahasuar me vendet e tjera...

Lajme të tjera

Web TV