“Mbretërit janë kthyer”/ Titujt kryesorë sportivë për ditën e sotme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fitorja në “El Classico-n” e finales së basketbollit nga Real Madrid ishte tema kryesore për shumë nga mediat e njohura sportive spanjolle.

Ndërkohë javët e fundit vendimtare për kampionatet, apo edhe temat e nxehta të merkatos kanë qenë po ashtu në fokus të mediave më të njohura sportive.

“Sport” vendos fokusin e saj tek Dembele dhe të ardhmen e francezit me titullin “Vendimi final”, pasi sulmuesi i Barçës do të vendosë nëse do të qëndrojë apo do të largohet nga katalanasit.

Prima Pagina Sport 20/05/2022

“Gjigantët” është titulli i “AS”, që flet për fitoren e Real Madrid ndaj Barcelonës 86-83 në basketboll.

Prima Pagina AS 20/05/2022

“Mundo Deportivo” ka në fokusin e saj repartin e mundshëm të sulmit për Barcelonën sezonin e ardhshëm me titullin “Tredhëmbëshi i ri”. Ndërkohë reparti do të plotësohej nga Fati-Lewandowski dhe Raphiha.

Prima Pagina Mundo Deportivo 20/05/2022

Për fitoren në El Classico-n finales së basketbollit nga Real Madrid flet edhe “MARCA”, e cila i dedikon titullin: “Mbretërit janë kthyer”.

Prima Pagina Marca 20/05/2022

Ndërkohë, po për këtë përballje “L’Esportieu” shkruan “Zhgënjim i madh” për situatën në ekipin katalanas.

Prima Pagina L'Esportiu 20/05/2022

“L’Equipe” ka në faqen e parë të saj tenistin e talentuar Alcarez, i cili u shpall kampion vetëm disa ditë më parë, ndërkohë që prestigjiozja franceze mban titullin “Alcarez, oreksi po shtohet”.

Prima Pagina L'Equipe 20/05/2022

“Mirror Sport” i kushton faqen e parë Liverpool-it të Klopp që lufton për kreun e Premier League në javen e fundit të kampionatit, ndërkohë që gazeta e njohur mban titullin “Një këshillë për të kapur kreun”.

Mirror Sport

Java e fundit ku vendoset scudetto në Itali është në fokus të “La Gazzeta dello Sport”, që mban titullin: “Jepi Milan, kjo do të jetë më e bukura”.

Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 20/05/2022

“Inter, Bastoni shpëton Lautaron”, shkruan në faqen e saj të parë “Corriere dello Sport”, me zikaltrit që duket se do të sakrifikojnë mbrojtësin italian në merkaton e ardhshme për të ruajtur balancën financiare. Bastoni kërkohet nga Guardiola, që e shikon mbrojtësin zikaltër perfekt për prapavijën e City-t.

Lexo edhe :  "Interi ka blerë 5 të rinj dhe asnjëri nuk është titullar"

Prima Pagina Corriere dello Sport 20/05/2022

Ndërkohë, e përditshmja torineze “Tuttosport” i kushton faqen e parë Dusan Vlahovic me titullin “E kam Juven brenda meje”. Sulmuesi serb, nuk ka kursyer deklaratat e dashurisë për Juventusin dhe pas sezonit të vështirë që kaloi skuadra e Allegrit.

Prima Pagina Tuttosport 20/05/2022

 

Të fundit

‘Letërsia mund të jetë një formë rezistence’, Lea Ypi flet me Elif Shafak

Kujtimet e Lea Ypi në librin e saj “Të lirë” evokojnë fëmijërinë e saj në Shqipëri, para dhe pas...

FOTOLAJM: Gjarpri më helmues i Evropës bëhet “pasagjer” në makinë

Gjarpërinjtë janë mjeshtër të fshehjes, por ndonjëherë përfundojnë në vendin e gabuar. Zakonisht, zjarrfikësit ndërhyjnë. Kjo është ajo që ndodhi të hënën në Buje...

Zjarrfikëset u vijnë në ndihmë 3 personave të bllokuar në Zagori

Tre persona mbetën bllokuar në fshatin Ndëran në Zagori të Gjirokastrës, teksa po eksploronin zonën kishin mbetur të bllokuar dhe njëri prej tyre ishte...

Vijon rrafshimi në kryeqytet, Edi Rama publikon pamjet

Prej korrikut, aksioni për lirimin e hapësirave publike ka vijuar me intensitet të lartë në të gjithë vendin. Ashtu sikurse dhe kryeministri Edi Rama dha...

Greqi/ Operacioni me 49 të arrestuar, një dhomë gjendet plot me armë

Një dhomë e tërë brenda një komisariati Policie në Greqi është e mbushur nga sendet e konfiskuara nga operacioni për shpërbërjen e mafies së...

Lajme të tjera

Web TV