Dumani rrëfen grabitjen e kambistit në Kavajë: Talo e goditi me levë në fytyrë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tjetër grabitje e bujshme, edhe kjo e ndodhur 10 vite më parë, është ajo e kambistit Shyqyri Shala, i cili u dhunua dhe u grabit në Kavajë në 13 shkurt të vitit 2012. Nuredin Dumanin dhe Talo Çela janë gjithashtu autorë të kësaj grabitjeje.

Ngjarja ka ndodhur në Lagjen nr. 2 të qytetit të Kavajës, shtetasi Shyqyri Shala, kambist në Kavajë, kur ka shkuar për në shtëpinë e tij, në katin e tretë të këtij pallati, gjatë kohës që parkonte autoveturën, ka parë dy persona që kanë hyrë në pallatin e tij.

Pa i dhënë rëndësi këtij fakti, ai është drejtuar për në banesë dhe kur ka arritur në katin e dytë të pallatit, njëri prej dy personave i ka drejtuar një pistoletë. Në këto rrethana Shyqyriu është kthyer dhe ka zbritur shkallët me qëllim largimin e tij, por është arritur në hyrjen e jashtme të pallatit nga të dy personat, të cilët e kanë goditur me mjete të forta në kokë.

Shyqyri Shala është përleshur me këta dy persona, por ata i kanë marrë çantën me para, rreth 4, 500, 000 lekë, si dhe telefonin celular dhe janë larguar me vrap. Autorët janë ndjekur prej të dëmtuarit deri në cepin e pallatit, por nuk ka mundur t’i kapë, pasi ata janë larguar.

Ngjarjen e ka zbardhur Nuredin Dumani i cili në dosjen e siguruar nga Shqiptjara.com dhe Report Tv rrëfen se gjithmonë në grabitje organizoheshin 4 vetë, ndërsa për rastin në fjalë thotë se detyra e tij ishte të merrte vetëm çantën me para.

“…….Grabitja e 2 ka qenë po me të njëjtët persona në Kavajë në vitin 2011. Ishte një kambist në dalje të Kavajës. Ishte i moshës 60 vjeç, e njihte Ilir Feçe, ky na orientonte. Grabitjen e kam bërë unë me Talo Çelën. Ky person zbriste diku rreth orës 06:00 – 06:30, e kisha ruajtur së bashku me Ilirin. E kam ruajtur diku 2 ose 3 ditë bashkë me Ilirin. Diku afër në autostradë Ilir Feçe kishte shtëpinë përballë mobileri Simaku në krahun e Kavajës. Ishte baza ku ne takoheshim dhe linim makinat e tyre. Në këtë banesë linim dhe armët dhe makinat e vjedhura. Shtëpinë e kishte halla e Ilir Feçit e cila jetonte në Itali. Kemi dal atë ditë me audi 80 benzinë ngjyrë gri i vjedhur, këtë makinë e kishte vjedhur Talo Çela ai na e solli. Shofer ishte Ilir Feçi, në vend të parë ishte Talo Çela dhe mbrapa isha unë. Ishim me qafore dhe kapele sepse skishte kamera.

Lexo edhe :  107 aksidente rrugore vetëm në qërshor/ Kujdes nga të rinjtë “përplasen” më shumë

Kemi zbrit unë me Talon i pari pasi jemi afru tek pallati 5 katësh (pallatet e Enverit). Talo është futur sa zbret shkallën unë isha përballë, Talo e goditi me levë në fytyrë, i ra 2 ose 3 here dhe u rrezua në tokë, unë kisha detyrë vetëm të merrja çantën, u mundova ta merrja çantën por se lëshonte, këto më kishin dhënë një thikë hidrauliku dhe u mundova ta prisja rripin e çantës dhe e preva dhe të dora, në këtë moment ai e lëshon çantën dhe largohemi me Talon drejt audit. Futemi tek një rrugë tek fshatrat e Kavajës që lidhen me Tiranën.

E lamë audin para një shtëpie jashtë Kavaje dhe na priste BMË e Ilir Feçit që e drejtonte Gent Sharra i cili kishte shkuar më parë aty. Kështu ishte plani. Organizimi ka qenë gjithmonë 4 veta unë, Gent Sharra, Talo Çela dhe Ilir Feçi. Kemi shkuar tek xhaja i Ilir Feçit në një fshat në Kavajë, ishte rruge e prishur nuk kisha qenë ndonjëherë. Kemi ndenjur tek shtëpia e xhajës se Ilirit deri në darkë. Më pas ikim në qytet. Ikim me pas tek shtëpia e hallës se Ilirit. Ishin 20.000 Euro, unë kam marrë 4.000 Euro, në prisnim diku tek 80.000 – 100.000 Euro”, ka thënë Dumani.

Në kërkesën e paraqitur, prokuroria arsyeton se në analizë të dhënave të përftuara nga deklarimi i shtetasit Nuredin Dumani rezulton se ato përputhen dhe vijnë në harmoni me të gjithë provat e tjera të çështjes.

“Fakti se ngjarja e ndodhur te hyrja e pallatit është kryer nga dy persona sipas hetimeve të kryera e nga ana tjetër shtetasi Nuredin Dumani deklaron se “…Kemi zbrit unë me Talon i pari pasi jemi afru tek pallati 5 katësh (pallatet e Enverit)….”, fakti se i dëmtuari është goditur në kokë me mjete të forta dhe më pas i është marrë çanta me para brenda, fakti se personat sipas dëshmisë së të dëmtuarit Shyqyri Shala ishin rreth moshës 18-24 vjeç, nga ana tjetër sipas dëshmisë së shtetasit Nuredin Dumani, “kambistin e njihte Ilir Feçe….”, fakti se në vendngjarje është gjendur bishti i cigares SLIMS e cila nga akti ekspertimi ka rezultuar se “u përfitua një profil i plotë human i seksit mashkull dhe ka karakteristikat e përshkruara në akt (tab l)”, thuhet në dosje.

Të fundit

Pse Berisha po mbron Ilir Metën?

Nga Spartak Ngjela Vërtetë ky Berisha ka qenë president dhe kryeministër i këtij vendi për shumë vjet?! Mbrojtja që po i...

Horoskopi ditor, 2 Gusht 2025

Dashi Dite e mbushur me surpriza te shumta kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni emocione te njëpasnjëshme dhe do ndiheni për mrekulli. Nëse...

Adolf Hitleri bëhet “Führer” i Gjermanisë pas vdekjes së Presidentit Paul von Hindenburg

2 gusht 1934 Më 2 gusht 1934, Presidenti gjerman Paul von Hindenburg ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare. Vetëm pak orë pas vdekjes së tij, Adolf...

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri i presidentit amerikan vjen pasi...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Lajme të tjera

Web TV