“Duhet shumë klas për të luajtur me Real Madrid”/ Ja titujt kryesorë të shtypit sportiv

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryefjala e ditëve të fundit padiskutim ka qenë vendimi i Kylian Mbappe për skuadrën e tij të ardhshme. Ndërkohë që të gjithë prisnin që talenti francez të firmoste me Real Madrid, Mbappe ka vendosur të rinovojë kontratën me PSG ku jo vetëm do të përfitojë 300 mln euro në 3 vite, por do të ketë një rol të rëndësishëm në direktivat e ekipit me përzgjedhjen e lojtarëve apo trajnerit të ardhshëm. Për më tepër do të njihemi me titujt kryesorë dhe reagimet e mediave botërore për këtë vendim.

Prestigjozja spanjolle ‘Marca’ hapet me titullin “Duhet shumë klas për të luajtur me Real Madrid”, duke thumbuar kështu yllin francez Mbappe i cili zgjodhi kontratën e ‘çmendur’ të PSG.

“Ai humb” shkruan AS, duke iu referuar vendimit të Mbappe kundër dëshirës dhe ëndrrës së tij të fëmijërisë për të veshur fanellën e Los Blancos.

“Mundo Deportivo” vjen me titullin “Qëndron”. Mbappe firmos kontratën që do ta mbajë në kryeqytetin francez deri në vitin 2025.

“L’Equipe’ ironizon spanjollët me titullin “France 2-0 Spanjë”. Parisi fitoi mbi madrilenët me Kylian Mbappe, por gjithashtu zhgënjimi i radhës në Spanjë erdhi nga ekipi i femrave të Barcelonës e cila humbi finalen e Champions League kundër ekipit francez të Lyon.

“Parisi gëzon, Reali nxehet” shkruan Le Parisien, e cila i ka kushtuar një vëmendje të veçantë francezit Kylian Mbappe.

Në Itali, e gjithë vëmendja është këtë të diel ku do të luhet raundi i 38 dhe i fundit i kampionatit i cili do të shpallë kampionin e këtij sezoni fantastik të Serie A. ‘La Gazzetta Sportiva’ hapet me titullin “Kampionati zgjidhet në 90 min”.

‘Corriere dello Sport’ shkruan: “Gjithçka tani”. Ky është sprinti final ku Milan dhe Inter tentojnë të fitojnë trofeun më të rëndësishëm të sezonit.

Lexo edhe :  Mungesa e tij i kushton shtrenjtë Santosit, Neymar nuk gjen “rehat” as në Brazil

Në Angli gjithçka ende mbetet e hapur. Gara për titullin kampion është më e ‘nxehtë’ se kurrë me Liverpulin që shpreson të përfitojë nga një hap fals i Manchester City-t të Pep Guardiolës. Gazeta angleze ‘Express Sport’ e quan këtë garë kampionati si “Më e mira e kohërave”.

‘Star Sport’ zgjedh t’i referohet deklaratës së Guardiolës i cili u shpreh se edhe tifozët e Manchester United sot duan që Citizens të fitojnë kundër Liverpool. “Dashuri dhe urrejtje” e quan prestigjozja angleze Star Sport.

Të fundit

Michelle Obama tregon ‘zakonin e keq’ të ish-presidentit që e kishte bezdisur vazhdimisht

Martesa nuk është gjithmonë e lehtë, madje edhe Michelle Obama ka pasur dikur një shqetësim të madh me bashkëshortin...

Putini nuk po tregon asnjë shenjë kompromisi

Vladimir Putini nuk pritej ta refuzonte kategorikisht propozimin e SHBA-së për një armëpushim, por gjithashtu nuk pritej ta mbështeste plotësisht atë. Marrëveshja e Rusisë,...

Portokalli parandalon depresionin, ja si shpjegohet

Portokalli përveç se përmirëson sistemin imunitar, ndihmon dhe në parandalimin e depresionit. Ngrënia e një portokalli në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të...

Qyteti bregdetar në Siçili ofron pushime për 1 euro: Si mund të fitoni një vend?

Siculiana, një qytet bregdetar në Siçili, ka nisur një iniciativë unike për të tërhequr më shumë turistë gjatë sezonit të ulët: një fundjavë pushimi...

Arkeologët zbulojnë një fytyrë njerëzore fosile mbi 1 milion vjeç

Pjesa e një fytyre të fosilizuar nga një paraardhës i njeriut është më e vjetra e gjetur në Evropën Perëndimore, sipas arkeologëve. Kafka jo e...

Lajme të tjera

Web TV