E strehuan pasi u largua nga lufta/ Gruaja britanike: Refugjatja ukrainase më mori burrin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me fillimin e luftës në Ukrainë, shumë gra dhe fëmijë u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre, duke u strehuar në vende të tjera.

Të shumtë janë rastet kur njerëz të huaj u kanë ardhur në ndihmë refugjatëve, duke i mirëpritur në shtëpitë e tyre. I tillë është dhe rasti i Lorna Garnett, një britanike, që i hapi derën e shtëpisë ukrainases 22-vjeçare, Sofiia Karkadym. Megjithatë, diçka duket se nuk shkoi ashtu si duhet, pasi tashmë nëna e 3 fëmijëve ankohet se refugjatja nga Ukraina i ka marrë burrin.

(22-vjeçarja ukrainase, Sofiia Karkadym)

Lorna Garnett thotë se kishte mbetur zemërthyer pasi partneri i saj prej dhjetë vitesh vendosi ta linte për në Sofiia Karkadym, vetëm dhjetë ditë pasi ajo u zhvendos në shtëpinë e tyre pasi u arratis nga Ukraina e shkatërruar nga lufta.

Tony Garnett, 29 vjeç, një roje sigurie, i cili jeton në Bradford, West Yorkshire, tha se ka rënë në dashuri me 22-vjeçaren dhe dëshiron të kalojë pjesën tjetër të jetës me të. Sofiia, e cila u largua nga qyteti i Lviv në Ukrainën perëndimore, tha se ajo ‘e dashuroi’ Tonin sapo e pa atë dhe se dyshja po jetojnë ‘historinë e tyre të dashurisë’.

Por, duke folur për The Sun, Lorna tha se beson se Sofia ‘e vuri sytë te Anthony që në fillim, dhe vendosi që ta merrte atë’.

“Vendosa se ishte gjëja e duhur të bëja t’i vendosja një çati mbi kokë dikujt dhe t’i ndihmoja kur ata ishin në nevojë të dëshpëruar. Dhe kështu më ka shpaguar Sofia që i dhashë një shtëpi.”

Ajo tregon se tashmë bashkëshorti i saj dhe Sofia zhvilluan shpejt një lidhje, ndërsa dhe vajzat e tyre gjashtë dhe tre vjeçare gjithashtu e pëlqyen atë.

Lexo edhe :  Itali, kamioni përplaset me autobusin me nxënës, vdes një mësues

Toni, i cili flet shumë mirë sllovakisht, përdorte këtë gjuhë për të folur me Sofian, ndërsa ajo fliste ukrainisht, pasi të dy gjuhët janë të kuptueshme reciproke.Në kto raste Lorena nuk uptonte asgje se çfarë ata thoshin.

Me kalimin e ditëve Sofija i bashkohej Tonit në palestër dhe bisedonin në makinën e tij, ndërsa në shtëpi u afruan më shumë fizikisht.

“Në shtëpi kuptova se po gjenim justifikime për t’u prekur dhe për t’u përplasur me njëri-tjetrin, ishte shumë flirtuese.”-tregon Lorna.

Gjërat erdhën në krye pasi një grindje shpërthyese mes grave e la Sofijen në lot dhe duke thënë se nuk ndjehej më sikur nuk mund të jetonte më në të njëjtën shtëpi si Lorna. Në këtë moment, Toni vendosi të linte pas gjithçka dhe të shkonte pas Sofias.

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV