Finalja e Conference League, Rama: Impakt të madh në imazhin e Shqipërisë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një intervistë të gjatë për të përditshmen italiane “Corriere Dello Sport”, Kryeministri Edi Rama flet për organizimin e finales së Conference League në Tiranë, pritshmëritë dhe klimën në kryeqytetin shqiptar në prag të zhvillimit të një prej evenimenteve më të mëdha sportive të historisë së vendit tonë.

“Unë kam shpirt italian. Gjyshja ime kishte gjak venecian dhe falë saj kam mësuar edhe gjuhën tuaj. Për mua, italianët janë shqiptarë të veshur me Versace. Jemi shumë të ngjashëm në kulturë dhe mentalitet”.

Në vijim ai thekson se kjo finale do të ketë një imakt shumë të madh në imazhin e Shqipërisë në botë dhe kjo falë ndërtimit të një stadiumi që pak vite më parë ishte thjesht një projekt në letër.

“Jemi organizuar dhe do të jemi në lartësinë e duhur. Kush nuk do të hyjë në stadium mund të bashkohet me zonat e fansave të rezervuara për miqtë. Kam kërkuar mbështetje nga policia e Romës dhe e Rotterdamit për të na dhënë një dorë.

Unë mbështes Juventusin që i vogël por tani që Romën e drejton Mourinho bëhet pak e komplikuar situata. Kam ngelur i mahnitur nga Interi i tij dhe në atë periudhë e kam tradhtuar Juventusin. Unë nuk jam një ekspert futbolli por më interesojnë më shumë trajnerët sepse mësoj nga karizma e tyre por edhe nga lidershipi e mënyra se si menaxhojnë një grup”.

Në fund, Rama shkëput një mendim edhe për Marash Kumbullën.

“Nuk e njoh personalisht por këtu të gjithë flasin mirë për të. Në Shqipëri nuk është e lehtë t’i bësh të gjithë të jenë dakord. Marashi është flamuri jonë dhe një lojtar shumë i fortë. Ka qenë shumë i aftë për ta bëjë Mourinhon të ndryshojë mendje duke fituar hapësira të rëndësishme në skuadër”.

Të fundit

Stërvitjet e NATO-s në Rumani testojnë gatishmërinë mbrojtëse të Evropës

Forca më e re e reagimit të shpejtë të NATO-s po teston fuqinë e saj në Rumani, vetëm pak...

Vllaznia shmang humbjen ndaj Laçit, katër gola dhe spektakël

Barazim 2-2 mes Laçit dhe Vllaznisë, në ndeshjen e Superiores. Kurbinasit kaluan në epërsi që në minutën e 11-të me Myrtën. Vendasit befasuan sërish...

Detaje të reja nga vrasja e palestinezes në Tiranë, 24 vjeçarja u vra nga babai?!

Hetimet për vrasjen e 24-vjeçares palestinese Rayyan Alwan, krim i ndodhur në Tiranë brenda një banese të marrë me qira, kanë marrë drejtim të...

Papa Françesku kaloi një natë të qetë, por gjendja e tij ende kritike

Edhe pse gjendja shëndetësore e Papa Françeskut, i cili prej dy javësh po lufton me pneumoninë, mbetet kritike, gjatë orëve të fundit ai nuk...

VIDEO: Roboti sulmon njerëzit gjatë festës në Kinë

Ky është momenti tronditës kur një robot ka bërë një veprim të pakontrolluar teksa duket se sulmon një turmë njerëzish gjatë një festivali kinez. Një...

Lajme të tjera

Web TV