Beteja për Anthony Albanese, grekët e duan për vete australianin që u shpall ‘shqiptar’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur mes shqiptarësh u konstatua se vetë mbiemri i Kryeministrit të ri australian, Anthony Albanese, e tregon prejardhjen e tij, një medium grek ka shkruar se origjina e Albaneses në fakt, “lidhet me Greqinë”. Çka thoshte Albanese për mbiemrin e vet në vitin 2019?

Opozitari që i fitoi zgjedhjet në Australi, Anthony Albanese, është Kryeministri i parë australian, mbiemri i të cilit nuk është anglisht.

Ajo që dihet zyrtarisht për Albanesen është se nëna e tij ka qenë australiane me origjinë irlandeze, ndërsa babai i tij, Carlo Albanese, vinte nga rajoni Apulia në Itali. Ky rajon, që shtrihet në brigjet e Adriatikut, është më i afërti me pjesën bregdetare të Shqipërisë, shkruan Gazeta Express.

Mbiemri i kryeministrit të ri australian, në italisht i bie “shqiptar” dhe, britanikja The Guardian shkruan se ky term në Italinë jugore përdoret për të përshkruar një të ardhur nga Shqipëria.

Në Kosovë, për këtë çështje e ka dhënë një version të tij, Prindon Sadriu, burri i Presidentes Vjosa Osmani, i cili ka jetuar në Australi.

“Një kandidat me rrënjë shqiptare, Anthony Albanese, mund të jetë kryeministër i ardhshëm i Australisë”, shkroi të shtunën Sadriu.

Mbiemri i Albaneses është bërë temë edhe për mënyrën se si ai duhet të shqiptohet. Në Australi raportohet se edhe bashkëpartiakët e tij kanë versione të ndryshme se si duhet thirrur Kryeministri i ri.

Albanese, si deputet në vitin 2019, ishte pyetur se si duhet t’i shqiptohet mbiemri, dhe ai ka thënë “më thirrni ‘Albo’ dhe nuk gaboni”.

Ndërsa, një medium australian në një artikull të vitit 2019, raportonte se Albanese edhe vetë e ka ndryshuar disa herë shqiptimin e mbiemrit të tij.

Lexo edhe :  Tarifat trefishohen (pa arsye): Pse Europa vendosi të pajtohet me Amerikën e Trump-it?

The Guardian shkruan se Albanese, tani 59-vjeçar, mund të ketë “ndjenjë konflikti” me mbiemrin e tij, pasi është rritur nga e ëma, ndërsa babain e tij prej të cilit e ka marrë mbiemrin, e ka takuar vetëm në vitin 2002, pas vdekjes të së ëmës.

Një medium që raporton për Greqinë në gjuhën angleze, me një artikull të botuar më 16 prill, ka shkruar për “prejardhjen greke” të Albaneses. Këtë e mbështet te një lidhje që kjo faqe thotë se rajoni i Italisë Jugore e ka me Greqinë e vjetër.

“Edhe pse të gjithë australianët e njohin Anthony Albanesen për rrënjët e tij italiane dhe irlandeze, jo shumë mund ta dinë për origjinën e lashtë greke të vendit të prejardhjes së tij në Italinë jugore”, thuhet në shkrimin e para një muaji të kësaj faqeje. /Express

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV