Berisha në ditën e parë si kryetar për herë të tretë  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha dje kishte ditën e parë të “punës” si kryetar i PD-së, pas afër nëntë vitesh largim nga ai post. Mjaft aktiv në akuza Berisha “eklipsoi” thuajse gjithë Grupin Parlamentar të PD-së që përfaqësohen me “Grupimin Basha”.

 

Fjalimi i së dielës vonë të 22 majit, që konfirmoi Sali Berishën si kryetar të PD-së për të tretën herë, ishte ndër më të shkurtrit. Dukshëm në emocione, Berisha falenderoi pak dhe tha një fjalë të shkurtër në anglisht: “Never Say Never” (kurrë mos thuaj kurrë). Ai e vuri në jetë këtë shprehje, ndonëse vonë në kohë, vonë në moshë dhe me një barrë të madhe ku është person i shpallur “non grata” (i padëshiruar) nga SHBA. Të gjithë këto nuk janë pak, por Berisha po bën betejën e tij në vendin tonë, duke mos humbur asnjë çast. Këtë e vërtetoi dje kur ishte mjaft aktiv në Parlament, me akuza ndaj qeverisë, ngritje të çështjeve të ndryshme dhe kërcënim të hapur se do të denocojë çdo aferë që sipas tij ka ndodhur në qeverisjen Rama.

Rikthim aty ku ishte

Zyrtarisht Berisha dha dorëheqjen nga PD pas humbjes së zgjedhjeve në vitin 2013. Ai la të kuptohej se do të largohej përfundimisht nga drejtimi i partisë dhe do të ishte vetëm një “deputet i thjsht”. Thuajse askush nuk e besoi këtë dhe me të drejtë, pasi largimi i liderit historik pas humbjes së zgjedhjeve 9 vite më parë për Sali Berishën rezultoi të mos ishte përfundimtar. “Nuk do të dëgjoni nga unë kurrë një fjalim lamtumire sepse nuk do ta shkruaja dot kurrë”, deklaronte ai në fjallimin e largimit. Ish-kryeministri vijoi të ishte në grupin parlamentar me zgjedhjet e 2017 dhe 2021, por “non grata” amerikane e ardhur pas 8 viteve opozitë në vend të kalimit të tij në pension politik, ishte thjesht shkëndija që ndezi rikthimin e tij në krye të selisë blu për herë të tretë. Paralajmërimi ishte dhënë në 25-vjetorin e themelimit të PD-së kur citonte Viktor Hygonë: “Sikur një të mbeti, do mbetem njëri prej jush”. Por qartazi Lulzim Basha nuk e donte më në krah Sali Berishën. Duke folur në emër të euroatlantizmit dhe të ardhmes, i “biri” provoi të vriste të “atin”. Por çfarë nuk të vret, të bën më të fortë. Berisha nisi turin e foltoreve mes demokratëve ku shpalli hapur ambicien për të marrë drejtimin e PD-së. Me bindjen se rikthimet ishin të suksesshme Berisha, me firmat e anëtarëve, mblodhi kuvendin e 11 dhjetorit që vendosi shkarkimin e Bashës nga drejtimi i PD-së, vendim që u ratifikua nga referendumin e 1 jave më vone, teksa Lulzim Basha paralelisht mbante Kuvendin e tij. Manovra politike e Berishës u konsiderua si nul nga lidershipi i PD-së, veprim ky që nuk paralajmëroi vetëm betejë në gjykatë, por solli një përplasje të pazakontë mes demokratësh në selinë e partisë së tyre në 8 janar, ku dyert e blinduara nga brenda tentoheshin të shpërtheheshin nga turma e zemëruara jasht. Për të legjitimuar lëvizjen e liderit historik të demokratëve u deshën zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit që treguan mazhorancën brenda PD-së, ndërsa Kuvendi i pranverës shënoi hapat e fundit të atij që u quajt Rithemelimi i PD-së. Pas një rrugëtimi të gjatë, me më shumë thinja se 9 vite me parë, por me të njëjtën grintë, Berisha u rikthye me mbi 40 mijë vota në drejtimin e PD-së dhe mesazhin e parë si kryetar e dha në anglisht.  “Never Say Never”, tha në mesazhin e tij përmbyllës.  Kurrë mos thuaj kurrë është dhe mesazhi ftues ndaj të rinjve dhe atyre që e shohin me skepticizëm drejtimin e PD-së prej tij, ndërsa hapjen e partisë e ka më të domosdoshme se kurrë.

Lexo edhe :  Njihen lejet e drejtimit të Shqipërisë dhe të Kosovës edhe në Austri

Reagimi i demokratëve

Ish- kryetari historik i Partisë Demokratike e mori sërish “kështjellën” pasi e braktisi de juro në vitin 2013, por tre deputetë të Partisë Demokratike janë shprehur skeptik për drejtimin e PD nga Sali Berisha. Ferdinand Xhefarj tha se Berisha u kthye nga pensioni politik për të futur edhe opozitën në pension politik. Ndërsa deputetja tjetër Dhurata Çupi u shpreh se është lajm i keq për demokratët që sot ata nuk janë të bashkuar. Edhe Kreshnik Çollaku i vetëdijshëm për mbështetjen që ka Sali Berisha deklaroi se çështja është në një proces gjyqësor dhe duhet të pritet deri në një vendim përfundimtar. “Kishte zgjedhje por nuk kishte zgjidhje, Berisha edhe dejure u kthye në krye të një grupimi që formësohet nga njerëz me lidhje emocionale, që kanë punuar gjatë pushtetit të Sali Berishës. Pra defakto dhe dejure u kthye nga pensioni politik për të berë presione për të futur në pension politik opozitën”, u shpreh Xhaferaj. “Sot PD nuk është më e bashkuar dhe e fortë dhe më e hapur. Nuk e kam mohuar që Berisha ka mbështetësit e tij, por nuk është e bashkuar sot. Ky është lajmi i keq për demokratët. Ne duhet të jemi të bashkuar dhe duhet të fitojmë mbi këtë pushtet vetëm duke qenë të bashkuar, madje duhet të dalim jashtë konturit të PD”, deklaroi Çupi. “Nuk kam patur dyshim që Berisha është më i preferuari i simpatizantëve të PD në njërin krah të PD. Çështja është që kontestimi i PD është në një proces gjyqësor. Do të vendoset nëse do të jetë i vlefshëm ai statut apo statutit tjetër. Ka qenë një numër i madh i simpatizantëve, por ka pasur edhe të tjerë që nuk kanë marrë pjesë në votim. Procese të tilla ku verifikohet shumica apo jo duhet të marrin pjesë të gjithë. Pa vendosur gjykata ne nuk e dimë kush statut është. E rëndësishme është që duhet një proces që duhet ti bëjë bashkë të gjithë demokratët”, tha Kreshnik Çollaku

Duma: E njoh vullnetin e demokratëve për Berishën

 

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka thënë se nëse ish-kryeministri Sali Berisha e konsideron PD si një krijesë të tij, atëherë sipas saj duhet ta lërë të lirë të zmadhohet. Ajo tha se e vlerëson kontributin e kreut të ri të PD dhe tha se duhet respektuar vullneti i demokratëve. “Nuk kërkoj asnjë post nga PD. Kam thënë që nëse PD do të konsiderohet nga Berisha si krijesë, mendoj që duhet lënë e lirë për t’u zmadhuar. Që mund të bënte zgjedhje më të mira se sa kaq, po mendoj se po. Ai mund të bënte zgjedhje të mira, unë jam një nga X faktorët që e them si këshillë. Pesha që i drejtohet ai demokratëve është më e madhe se të tjerëve. Që duhet njohur vullneti i demokratëve, duhet njohur”, tha Duma. Deputetja tha më tej se ringritja do të fillojë edhe me Berishën, megjithatë sipas saj, duhet zgjidhur ende problemet e brendshme brenda partisë. “Këtu kemi qenë përpara se të jepte dorëheqjen Basha. Kam thënë që ringritja do të fillojë edhe me Berishën. Janë pjesë të dyja palët. Patjetër që Berisha është pjesa më e madhe, por mbetet ende një pjesë, e sigurisht që ne këtë duhet ta zgjidhim”, tha Duma.

Të fundit

Fshehu informacionet për COVID-19/ Gjykata amerikane dënon Kinën me 24 miliardë dollarë

Një gjykatës federal në Missouri e shpalli qeverinë kineze përgjegjëse për fshehjen e fillimit të pandemisë së COVID-19 dhe...

Shtyhet Barça-Osansuna, ndahet tragjikisht nga jeta doktori i skuadrës së katalanasve

Ndeshja mes Barcelonës dhe Osasunës në La Liga është anuluar pak minuta para fillimit të saj, pasi është mësuar për ndarjen e parakohshme nga...

Rregullorja e re e Policisë së Shtetit, nga leja vjetore te shpërblimet dhe detyrat!

Shtohen kompetencat e policisë së shtetit. Rregullorja e re e Policisë së Shtetit, tashmë botuar në Fletoren Zyrtare detajon me thollësi kompetencat, mënyrën e...

Squllja sistematike e retorikës për heqjen e “Non Grata-s”

Nga Ylli Pata Propaganda frenetike e trurit të PR të Sali Berishës, nuk e hodhën në mënyrë spontane fabulën e “rënies së Non Gratës”, sikur...

Rama dhe drejtuesit politikë përqendrojnë fushatën në Itali dhe Greqi!

Nisi në orën 13:00 të mesditës dhe përfundoi në 19:55. Për 7 orë, kryeministri Edi Rama mblodhi në Pallatin e Brigadave, ministrat e qeverisë...

Lajme të tjera

Web TV