Kreu i Komitetit për Punën e Jashtme në Parlamentin Europian, David McAllister bashkë me një grup eurodeputetësh po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Tiranë.
Kreu i Komitetit për Punën e Jashtme në Parlamentin Europian, David McAlliste në vizitën e tij në Tiranë në kuadër të integrimit të vendit në BE, tha se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet. Mcallister, i bëri thirrje opozitës që të jetë bashkëpunuese pasi gjuha e përçarjes dhe urrejtjes ndikon në integrimin e vendit.
Takimet me krerët e politikës shqiptare, McAllister i nisi me kryeministrin Edi Rama, pasditen e së hënës, me të cilin diskutuan për reformat gjyqësore dhe reformat e tjera, rekomandimet e rezolutës së PE dhe integrimin rajonal.
Ndërsa mëngjesin sotëm delegacioni up prit nga presidenti Ilir Meta, i cili tha se kanë folur për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Meta thotë se i bëri të qartë se shqiptarët besojnë tek projekti europian për të ardhmen e tyre më të mirë.