Ministri humbi jetën në mënyrë të mistershme/ Putin nuk humb kohë, vendos…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas vdekjes së mistershme të ministrit të emergjencave në Rusi, Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka bërë një veprim “të çuditshëm”.

Sipas mediave të huaja Putin ka marrë vendimin për të emëruar në krye të Ministrisë së Emergjencave ish-truprojën e tij personale.

Një vendim i tillë është marrë disa muaj pasi ish-ministri ra në mënyrë misterioze nga një ujëvarë, ku edhe humbi jetën. Ish-ministri Yevgeny Zinichevish gjithashtu një ish truprojë e presidentit rus.

Në lidhje me figurën e tij dihet shumë pak, mes thashethemesh se kishte shërbyer në agjencinë e kundërzbulimit FSB si dhe në FSO, përgjegjëse për ruajtjen e zyrtarëve të lartë.

Gjeneral-majori Alexander Kurenkov, është truproja i gjashtë i presidentit rus që emërohet në një post të lartë në qeveri.

“Putini e njeh atë mirë personalisht. Zgjedhja do të thotë se, sipas kreut të shtetit, cilësitë personale, shërbyese dhe profesionale të Kurenkovit do ta lejojnë atë të shërbejë në këtë funksion”, është shprehur zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Petkov.

Kritikët thonë se presidenti Putin, i cili gjithmonë e më shumë tregon shenja paranoje, u beson plotësisht vetëm atyre që kanë dëshmuar besnikërinë duke ruajtur jetën e tij.

Kurenkovit ishte zëvendësdrejtor i Gardës Kombëtare Ruse – e cila i përgjigjet drejtpërdrejt Putinit. Vitet e fundit ai u gradua në gradën e gjeneral-majorit.

Ministri i Emergjencave është një punë e profilit të lartë në Rusi, pasi është një post që merret me menaxhimin e përmbytjeve, zjarreve dhe stuhive.

Të fundit

Nis gara për të ndalur “gënjeshtrat” e inteligjencës artificiale

Kompani të mëdha si Google, Amazon, Cohere dhe Mistral po punojnë për të reduktuar “halucinacionet” në modelet e mëdha...

Bie në det helikopteri që po fikte zjarret, pilotët dalin me not

Një helikopter që ishte angazhuar në fikjen e zjarreve në zonën e Aspropyrgos në Greqi, bëri një ulje emergjente në det, në Gjirin e...

I nxehti ekstrem godet Greqinë, Akropoli mbyllet deri të premten

Greqia ashtu si Shqipëria është goditur nga një valë ekstreme e të nxehtit, me temperatura 43 gradë Celcius që u regjistruan këtë të martë...

Universiteti Bujqësor, 29 të pandehur përfundojnë në SPAK

SPAK ka dërguar për gjykim 29 të pandehurit, përfshirë pedagogë, staf akademik dhe biznesmenë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me tenderat në...

Vjosa Osmani shkon në Kushtetuese: Po pengohet puna

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese duke i kërkuar që të shqyrtojë konfliktim e kompetencave që janë krijuar si pasojë...

Lajme të tjera

Web TV