“Mourinho narcizist dhe i paturp! Po humbi finalen në Tiranë do akuzojë UEFA-n”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri aktual i Olympique Lyon në Francë, Peter Bosz, ka dhënë një intervistë për faqen holandeze ad.nl. Mes shumë temash, ai foli edhe për José Mourinhon, duke kujtuar finalen e humbur në vitin 2017, në Europa League, kur ishte trajner i Ajaxit.

“Ata erdhën “për t’i hedhur një sy” fushës. United nuk stërviti atje, pavarësisht se imponohej nga UEFA. Mourinho tha se ishte e pamundur. Kishte ndodhur sulmi terrorist në koncertin e Ariana Grandes, kishte një ndikim të tillë saqë ata u larguan më vonë.

Ata nuk u stërvitën, por mundën të eksploronin stadiumin pikërisht në momentin që kundërshtari po përfundonte përgatitjet për ndeshjen. Ky njeri kërkon të përfitojë nga çdo detaj, sado i vogël qoftë, është patetik dhe i paturpshëm.

Na thanë se UEFA do ta kishte gjobitur, por nuk ndodhi kurrë, sepse Mourinho tha se ishte e pamundur për shkak të “forcës madhore”. Mourinho u sigurua që United të luante gjithmonë me Marouane Fellainin, është e vërtetë, por ne e dinim këtë. Le ta rikujtojmë ndeshjen me objektivitet.

Manchesteri nuk krijoi raste. Goli i 1-0 erdhi nga rivënia jonë, ne humbëm topin, ndërsa i 2-0 nga një goditje këndi. Në çdo rast, nëse Roma mund Feyenoordin, Mourinho do të thotë se Slot është trajneri tipik holandez.

Nëse Roma humbet, do të thotë se arbitri i ka penalizuar ose UEFA është e korruptuar ose kushedi çfarë. Mourinho është një narcist, gjithmonë krijon konflikte ose bën teatër. Është mënyra e tij për ta bërë këtë.”

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV