Lorik Cana flet për mediat italiane për finalen e Conference League: Jam krenar!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori i finales së Conference League në Tiranë, Lorik Cana ka folur për ndeshjen Roma-Feyenoord duke thënë se është krenar që e organizon këtë event. Në një intervistë për “Tuttomercatoweb”, tha se ndeshja që do të mbahet në Tiranë tregon zhvillimin e vendit, shoqërisë dhe infrastrukturës. Sa i përket stadiumit “Air Albania”, Cana e cilësoi si një nga më modernet në Evropë megjithëse nuk pati fatin që të luante pasi zgjodhi të linte futbollin në vitin 2016.

“Nuk pata fatin ta luaja, pasi u ndala më 2016. Është një objekt spektakolar, i ndërtuar në vendin historik të stadiumit kombëtar. Puna e arkitektit Casamonti ishte diçka e pabesueshme, është një nga stadiumet më moderne në Evropë dhe kjo na bën edhe më krenarë. Është një objekt modern dhe i veçantë arkitekturor dhe ndeshja shihet shumë mirë nga çdo pikë e stadiumit. Ndodhet në qendër të qytetit, ideal për të shijuar finalen . Nuk është shumë i madh, por për lojtarët, standardet e vendosura nga UEFA janë në rregull”, tha Cana.

Ndër të tjera shtoi se nuk mendon se do të ketë problem me sigurinë, ndonëse mbrëmjen e kaluar pati përplasje mes tifozëve dhe policisë. Sipas ish kapitenit të Kombëtares shqiptare, duhet lënë përshtypje e mirë pasi është hera e parë që organizohet një event kaq i madh në vendin tonë.

“Shqipëria është super mikpritëse dhe e sigurt. Sigurisht që nuk do të ketë asnjë problem sigurie, ne e dimë rëndësinë e ngjarjes. Tifozët e Romës dhe Feyenoord do të gjejnë njerëz mikpritës dhe do të kenë përvojën më të mirë të mundshme. Nga ana tjetër, si kur shkojnë në shtëpinë e dikujt padyshim që pres që vendi të respektohet, por nuk kam asnjë dyshim se do të ketë respekt të ndërsjellë. Ne duam të lëmë përshtypje të mirë, duke qenë hera e parë që organizojmë një ngjarje të këtyre përmasash. Ndoshta jo gjithçka do të jetë perfekte, por është duke u punuar shumë”, tha Cana.

Lexo edhe :  150 mln euro për një futbollist? Legjenda e Gjermanisë: "Bayern nuk i ka aq para, por..."

Cana theksoi se në këtë ndeshje do të mbështesë Romën.

“Si tifoz i Marsejës, më vjen keq që nuk e pashë në finale, më vjen keq. Për pjesën tjetër them se Roma dhe Feyenoord e merituan të vinin këtu dhe mendoj se Giallorossi, edhe për afrimitetin mes Shqipërisë dhe Italisë, do të kenë simpati më të mëdha në Tiranë”, përfundoi Cana.

Të fundit

Presidenti i Këshillit Evropian: Mali i Zi, anëtar i Bashkimit Europian në 2028

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, tha të mërkurën në Podgoricë se zgjerimi i Bashkimit Evropian është investim strategjik...

Rritet numri i infermierëve në botë, OBSH: Në vitin 2030 do jenë 36 milionë

Numri i infermierëve në botë është rritur, duke shkuar në 29.8 milionë. Raporti i OBSH nxjerr në pah se pavarësisht rritjes, shpërndarja e...

Lista e zezë, kush janë 8 lojtarët që mund të largohen nga Barcelona këtë verë

Barcelona pritet të përjetojë një revolucion të vërtetë në merkaton e verës. Klubi katalanas ka marrë vendimin për t’u ndarë me 8 futbollistë në fund...

Berisha thërret në mbledhje të jashtëzakonshme drejtuesit politikë të PD

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka thirrur në një takim të jashtëzakonshëm në orën 20:30 drejtuesit politikë të 12 qarqeve. Lajm në përditësim…

Samiti i BE në Tiranë, Aeroporti i Rinasit publikon njoftim të rëndësishëm

Aeroporti i Rinasit ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët sa i përket, datës 16 maj, kur në Tiranë do të zhvillohen...

Lajme të tjera

Web TV