Alibeaj flet për Bylykbashin: Nuk vendos emra për provokime! Jam kryetar sipas rregullave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në mbledhjen me grupin parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka propozuar Oerd Bylykbashin si anëtar të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Ndonëse Bylykbashi, mbështetës i Berishës, nuk e njeh si kryetar të grupit parlamentar të PD, Alibeaj tha se nuk bën asgjë për provokim.

“Nuk jam unë nga ata që vendos një emër me idenë që po provokoj. Bylykbashi është si të thuash një lloj eksperience, një lloj magazine e asaj se cfarë ka ndodhur jo vetëm në këto vite por shumë më tepër se kaq dhe besoj që e ka përvojën, aftësinë edhe dëshirën për të kapërcyer këto gjërat e vogla për një gjë që të gjithë biem dakord se duhet bërë. Nuk është provokim jo. Emrat që janë vendosur aty dinë dhe cfarë të japin por shihni dhe reformën territoriale. Nuk është provokim, është thjesht dhe vetëm hapësirë e mundësi për të kontribuar për disa gjëra që janë të përbashkëta. A më njeh, a s’më njeh, këto janë të tejkaluara. Nuk ka nevojë të më konfirmojë njeri që jam kryetar i grupit parlamentar të PD”, tha ai.

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV