LAJM I FUNDIT/ Një person në Tiranë i vë flakën banesës së tij, dyshohet se…

Një 42-vjeçar ka mbetur i asfiksuar pasi i ka vënë flakën banesës së tij. Ngjarja ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 22:05, në rrugën “Memo Meto” në Tiranë. Sipas burimeve zyrtare, shtetasi Igli Alianji, 42 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, i ka vënë zjarrin banesës së tij.

Në vendngjarje kanë kaluar shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset, të cilat kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit dhe nxjerrjen e tij nga banesa.

Shtetasi Igli Alianji si pasojë e asfiksisë është dëmtuar dhe po merr ndihmën e parë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.