Do bëhej prift, aktrimi i ndryshoi jetën/ Ja shifra marramendëse e fitimeve të Tom Cruise

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tom Cruise është një nga aktorët me fitimet më të larta në botë, ku prej më shumë se 30 vitesh është pjesë e Hollywoodit.

Ai ka luajtur role të ndryshme në shumë filma të suksesshëm si “Top Gun”, “Jerry Maguire”, “Born on the Fourth of July”, “Interview with the Vampire” dhe “Mission Impossible”, “Thomas Cruise Mapother IV”. Falë këtyre filmave ai ka fituar shumë para të cilat kanë rritur shifrën e pasurisë së aktorit.

Tom është interesuar vazhdimisht për aktrimin, pavarësisht se ishte gati të bëhej prift teksa studionte me bursë në Seminarin e San Franciskos.

Por pavarësisht se kjo shkollë po i mësonte shumë, aktori u përjashtua pasi u kap së bashku me disa miq duke vjedhur e pirë alkool.

Jeta e tij studimore nuk përfundoi me aq, pasi vazhdoi shkollën e mesme në “Glen Ridge” për mundje greko-romake. Ai e ndërpreu edhe këtë shkollë për shkak të një dëmtimi në gju, duke lënë mënjanë sportin.

Më pas, ai vendosi të fillonte karrierën në aktrim dhe u transferua në New York, ku nisi të punonte në restorante si kamerier.

Në vitin 1981, Cruise mori një rol si personazh dytësor në filmin “Endless”, ku u pagua 30,000 dollarë.

Me kalimin e viteve pasuria e tij filloi të rritej, duke vijuar më pas me një rol tjetër në “Risky Business” ku u pagua 75,000 dollarë.

Gjithçka mori një kthesë për mirë me filmin “Top Gun” ku aktori u pagua me një shifër shumë të lartë, prej 13,000,000 dollarë.

Tom fitoi më shumë para me filmat “Jerry McGuire” dhe “Eyes Wide Shut” me 20 milionë dollarë secili, por suksesi i tij më i madh erdhi me “Mission Impossible”, ku sipas ekspertëve se ai ka fituar rreth 285,000,000 dollarë.

Lexo edhe :  "Vrasës, kthehuni në shtëpi!"/ Familja hebreje sulmohet në Milano

Sipas këtyre shifrave Tom Cruise është një nga aktorët më të paguar në industri me një vlerë neto të vlerësuar prej 600,000,000 dollarë.

Të fundit

6400 ikona shqiptare ‘udhëtojnë’ drejt Francës

Një ekspozitë unike do të zhvillohet në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry, në Francë, ku mbi 45...

Maturantët nisin përzgjedhjen e degëve, procesi zgjat 6 ditë

Kjo është koha që maturantët të bëjnë aplikimin për në Univeristete. Portali U-Albania ka hapur zyrtarisht procesin e plotësimit të formularit A2, nga ku të...

Skenari më i keq i urisë po ndodh në Gaza!

“Skenari më i keq i urisë po ndodh aktualisht në Rripin e Gazës”, tha autoriteti kryesor ndërkombëtar për kriza ushqimore më 29 korrik, duke...

Zbulohen 3 arsyet pse Bayern “u zhyt” duke investuar 75 mln euro për Luis Diaz

Luis Diaz nuk po trajtohet si blerja perfekte te Bayern. Për tifozët dhe mediat gjermane (jo të gjitha), duket sikur Bayern e ka tepruar...

Fatos Çoçoli: Pula e artë e rivlerësimit të ulët të pronave

Ulja e tarifës së rivlerësimit të pronave nga 15 përqind në 5 përqind, e cila do të hyjë në fuqi nga 1 janari 2026...

Lajme të tjera

Web TV