Vr*sja që i dha fund miqësisë së ngushtë me Talo Çelën/ Dumani u kthye nga rruga për të..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duket se krushqia e prishur e punëve të pista midis Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës, do të merrte një rrjedhë edhe më tragjike pas eliminimet të vëllait të këtij të fundit, nga vetë Dumani. Mëngjesin e 17 shkurtit 2020, Bujar Çela, vëllai i Talo Çelës, kishte dalë si zakonisht herët në mëngjes për të nisur ditën me punën e tij si taksist.

Ai nuk kishte asnjë lidhje me botën e krimit, bënte një jetë të qetë dhe nuk shqetësohej nga frika e ndonjë hakmarrje. Sepse lëvizte vetëm e pa asnjë mbrojtje.

Ai u ekzekutua vetëm pak minuta pasi po konsumonte kafenë e mëngjesit. Ishin dy persona të veshur me jelek antiplumb dhe me kapele në kokë, i afrohen dhe e qëllojnë pa mëshirë. Ku edhe për këtë vrasje personi që do të rrëfehej do të ishte vetë Nuredin Dumani.

Personi i cili pranoi se ai ishte jo vetëm njëri prej personave që qëlluan ndaj Bujar Çelës, por tentoi ta vriste këtë të fundit, me pistoletën që kishte dhuruar vëllai i tij Talo Çela, në kohën kur Dumani dhe ky i fundit ishin miq për kokë. Në fillim ai shpjegon motivin e krimit; një shenjë hakmarrje ndaj vrasjes së mikut të tij, Klevis Kapllani.

“Në lidhje me vrasjen e Bujar Çelës, në Elbasan në 17 Shtator 2020, arsyeja që Bujari u vra ishte se 2 ditë më parë më 15 shtator të këtij vitit u vra miku im, Klevis Kapllani, në Rrogozhinë. Unë dyshoja se vrasja e Klevisit është kryer nga Talo Çela dhe njëri nga vëllezërit Manhasa. Arsyeja e vrasjes së Klevisit ishte se kishte dërguar pistoletën në vrasjen e Emiljano Ramazanit tek servisi i Seit Manhasës, vëllait të autorit.”, tha Nuredin Dumani.

Nuredin Dumani shpjegon edhe sesi e organizoi vrasjen e taksistit dhe përse kërkoi aleancë me Erjon Alibej. “Për të vrarë Bujarin, unë u organizova me Enver Divën dhe Besmir Xhixhën. Gjatë kësaj kohe fola me Erjon Alibej edhe i thashë që do ndërroj objektiv. Nuk do ti bëj atentat Dine Çamit por do organizoj vrasjen e vëllait të Talo Çelës për të marrë hakun e shokun tim. I thashë Erjonit se do u jap çunave, Enverit dhe Besmirit, 60 000 euro. Me 16 shtator jam takuar me Enverin dhe Besmirin në fshatin Pajovë, ku kemi qëndruar gjithë natën në një arë duke pritur orën 04:00 të mëngjesit. Kjo, pasi Bujar Çela në këtë orë çohej për të shkuar tek autobusët që vinin nga Greqia dhe pinte kafe aty. Në orën 4:00 kemi shkuar tek shtëpia e Bujar Çelës por na diktuan. Unë së bashku me çunat i shkova para shtëpisë dhe po prisja që të hapej dera e banesës për të dalë jashtë Bujari. Duke qëndruar në pritje pas meje vjen një person të cilin nuk e njihja dhe e pyes kush ishte. Më tha që jam i shtëpisë këtu. Unë isha veshur me jelek antiplumb dhe i them personit jam i Policisë.

Lexo edhe :  Kreu i SPAK/ Brenda janarit publikojmë strategjinë kundër krimit zgjedhor

I thash çunave: ‘O komandant hajde se na pikasën’ dhe u larguam. Unë isha me mjetin Mercedes E Class i vitit 2012 i cili ishte e vjedhur.”, pohoi ai. Por Nuredin Dumani donte ta mbaronte këtë punë. Për këtë arsye ai tha për hetuesit se u kthye edhe njëherë tashmë në lokalin ku Bujar Çela pinte kafenë e mëngjesit. “Pasi ikëm tek kthesa e Cërrikut që të largoheshim nga lagja e Bujarit, u ktheva edhe njëherë bashkë me Besin dhe Enverin tek lokali ku unë e dija që ai e pinte kafen në mëngjes. Për vendndodhjen se ku e pinte kafen Bujari më kishte informuar Eljo Bitri. Eljon e kisha si informator por në këtë ngjarje nuk e dinte që do vritej Bujari. Rrugës afër lokalit pashë që doli nga makina Bujar Çela. Në atë moment bëra rrethrrotullimin dhe e ndalova makinën pak përpara lokalit. Enveri me Besin ishin me makinën ‘Renault’ përballë lokalit ku po prisnin që të afrohesha unë. Kur ata më panë që unë zbrita nga makina, Enveri doli nga makina ku po qëndronte dhe shkon në drejtim të Bujar Çelës për ta qëlluar. Personat që ishin në tavolinë me Bujarin u çuan dhe u larguan, në atë moment Enveri e goditi me armën Scorpions 7.65 diku tek 20 herë. Unë shkova për ta qëlluar por pistoleta me ngeci. Ishte pistoleta që më kishte falur Talo Çela.

Bujari nuk kishte vdekur akoma por unë e doja të vdekur. Meqenëse mua mu bllokua arma që kisha thërras Besin që ishte shofer dhe i thash hajde më sill armën. Më tha ça të bëj, i thash ta godiste në kokë. Ai qëlloi dy herë me pistoletë 9 mm nuk e mbaj mend armën.”, theksoi ai. Nuredin Dumani tregon se pavarësisht se ai mori hakun e tij ndaj Talo Çelës, ai shfrytëzoi njëkohësisht edhe hakmarrjen që Erion Alibej kishte ndaj Talos për vrasjen e vëllait të tij Endrit Alibej, xhaxhait Arben Dylgjerit dhe mikut të tyre shtetasit turk Erdal Durunay.

Ngjarje e ndodhur në Bradashesh më 28 dhjetor 2018. Ku Dumani thotë se të gjitha paratë që mori nga Erion Alibejt për vrasjen e Bujar Çelës, ua dha dy ekzekutorëve të tjerë. Ndërkohë që për këtë ngjarje, Dumani informoi edhe Arian Spahiun. Vëllain e kunatit të Erion Alibej. I cili, do të ekzekutohej edhe ky në Belgjikë, vetëm dy muaj pas eliminimit të Bujar Çelës, më 28 nëntor 2020. “Lekët mi ka sjellë Erjoni nëpërmjet një personi në Vorë ku unë kam nxjerr Enverin dhe Besin të marrin lekët. Lekët ua ndava të dyve. Unë nuk mbajta asnjë lek. Të dyve i ranë nga 30 000 euro për kokë. Unë pastaj u largova për në Kosovë. Arjanit i kam shkruar për këtë ngjarje.”, përfundoi rrëfimin e tij Dumani në lidhje me këtë çështjeje.

Të fundit

PS dhe PD me formulën më “jep të jap” për Kodin Zgjedhor

Partia Socialiste kërkon afrim të afatit për dorëzimin e listave të kandidatëve, ndërsa Partia Demokratike synon ndryshime në Kodin...

Vendimet e Trampit prekin Shqipërinë, 700 afganë mbesin në Shëngjin

Urdhri ekzekutiv i Donald Trump ka pezulluar fluturimet e refugjatëve afganë që kishin shpëtuar nga talebanët dhe ndodheshin në periudhë kalimtare në Shqipëri. Në...

Nga financat te lidhjet e dashurisë, zbuloni surprizat e yjeve për ditën e sotme

Dashi Ju pret një ditë e mbushur me surpriza të shumta. Mund të fitoni një sfidë të vogël ose të keni një mundësi të cilën...

Gjesti i jep fund polemikave: Jam treguar i kujdesshëm, nuk dua…

Gjesti, gjatë një bisede me Gertën dhe Gertin, tha se nuk dëshiron të lëndojë Eglin dhe se ka qenë i kujdesshëm për të mos...

Lajme të tjera

Web TV