“Jorganin për një plesht s’e djeg”/ Veliaj: Duka nuk është armiku im!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj foli për organizimin e “Uefa Conference League” në Tiranë.

Veliaj ka folur në lidhje me organizimin e finales së Konferencë Ligës dhe përshtypjet e bilancet tashmë kur ky eveniment ka mbaruar.

Ai ka zbuluar se frika për përplasje në një kryeqytet të vogël ku tifozeritë e të dy skuadrave ishin shumë pranë njëra tjetrës ka qenë e madhe.

“Së pari doli ajo që parashikohej as nuk u anulua as nuk shkoi në Athinë apo Beograd. Kushdo që vë bast kundër Shqipërisë e ka të humbur. Ne do ecim përpara. U ndjeva mirë që tifozët ngelën të kënaqur. Besoj që nëse ne vetë nuk flasim mirë për vendin tonë, unë jam vetë kritiku më i madh, por a ka bërë ky vend progres?

Ky vend nuk është perfekt por ka bërë progres. Tirana, policia doli faqebardhë. Policia ka gjurmuar në bashkëpunim me atë holandeze e romane tifozët që kishin blerë tela, thika, dara në markete. Merremi me majën e ajsbergut dhe nuk tregojmë mirënjohje. Tirana doli që ishte më e pastër se Roma”, është shprehur ai.

Si ishin orët kur pamë emocionet shumëngjyrëshe, përplasje mes tifozëve dhe policisë?

“Besoja që konflikti do të ishte shumë herë më i madh, pak orë më vonë do të ketë një ndeshje në Paris.

Parisi fan zonat i kishte 13 dhe 17 km larg stadiumit. As qyteti nuk kishte dekor dhe as nuk ishin përgatitur për ndeshjen. Tirana ku pritshmëritë nuk ishin të larta, ia tejkaloi Shkupit, Krybashkiaku i Shkupit më tha që nuk kemi bërë as 1 të 100 e Tiranës.
Këtu bëhet një derbi klasik i kryeqytetit dhe ka konflikt, ndaj frika ishte e madhe.

Ne e kemi vuajtur inferioritetin ndaj të huajve. Tani kemi një polici që nuk pyet se nga je por nëse bën gabime deportohesh. Rrugaçët e deportuar ishin çlirim nga kompleksi i inferioritetit.

Lexo edhe :  Rama publikon pamjet nga rruga e re Bulqizë–Librazhd/ Nxit ekonominë rurale (VIDEO)

Me dinjitet dhe pa modesti, jemi kryeqytet europian. Kemi ngritur një stekë por duhet ta mbajmë.”

U vu re se kryeqyteti ishte i pastër edhe gjatë atyre 48 orëve, si ia dolët?

“Kemi një mori heronjsh që nuk veshin pelerina. Hero është çdo polic dhe shumë prej tyre, edhe në Roterdam pati 78 të arrestuar, më shumë pra edhe se në Tiranë. Dhuna që është monopol i policisë, shkopi i gomës, arrestimi, janë monopol i shtetit, fakti që kishim më shumë policë të dëmtuar, është që deri në fund policia ishte e rezervuar në përdorimin e dhunës.

Edhe qytetarët ishin heronj. Pastruesit e Tiranës bënë një punë që unë i përulem. Qytetarët nuk gjetën një pikë pluhur dmth që arritëm nivelin e dinjitetit urban. Ai komentoi edhe përplasjet që morën vëmendjen e opinionin publik mes tij dhe Armand Dukës.”

Kryebashkiaku Veliaj tha se nuk e sheh Dukën si armik, por qëllimi i tij ishte të jepte një mesazh që zgjedhjet nuk mund të vidhen.

“Zoti Duka nuk është armiku im, por a janë gjërat më mirë, këtë duhet të shohim. Unë thashë se jorganin për një plesht nuk e djeg. Lojërat me sherifë që luhen në Shqipëri për të mbijetuar janë bërë pak bajatë., Ai nuk është armiku im por beteja për emancipim vazhdon. Jam i kënaqur që fitova betejën në Tiranë, absolutisht , unë doja të jepja mesazh. Betejën për Tiranën e fitova, Gjykata më dha të drejtë. Dua që sa kohë e drejtoj këtë qytet, pavarësisht ku është forumi ku bëhen zgjedhjet , ato të mos vidhet”, tha Veliaj.

Të fundit

Përmirësimi i kushteve të banesave, Bashkia Tiranë hap aplikimet për qytetarët

Bashkia Tiranë ka hapur aplikimet për qytetarët në vështirësi ekonomike për përmirësimin e kushteve të banesave. Ky program, i...

Kredia për shtëpi “prek majat”, para hyrjes në fuqi të masave kufizuese

Kredia për shtëpi e dhënë nga sektori bankar shqiptar ka arritur rekorde të reja në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas statistikave të...

Defekt misterioz në radar/ Kaos me fluturimet në Britani, të gjithë avionët ulen në tokë

Disa aeroporte kryesore u detyruan të ndalonin operacionet për shkak të një defekti teknik në qendrën e kontrollit të trafikut ajror NATS në Southampton,...

Kanadja planifikon njohjen e shtetit palestinez/ Trump paralajmëron

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pasi Kanadaja njoftoi se planifikon të njohë shtetin palestinez në shtator. Trump deklaroi se veprimi i Kanadasë për të njohur...

Rama uron Ditën Botërore të Rojeve Mjedisore: Gratë, pjesë e pandashme e mbrojtjes

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e Ditës Botërore të Rojeve Mjedisore, duke vënë në pah rolin e rëndësishëm që...

Lajme të tjera

Web TV