Kur fotografia prek  indet e qytetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

-Impresione nga ekspozita fotografike “ Jeta urbane në Durrës” –

Nga Fatmir Minguli

 

Pasditen e djeshme në ambjentet e galerisë së arteve pamore “Nikolet Vasia” në Durrës u çel ekspozita fotografike me titullin “Jeta urbane në Durrës” e cila kishte pasqyruar foto origjinale në stilin bardh e zi ku shfaqnin momente gjatë përjetimit të termetit të nëntorit të vitit 2019, pandemisë, ngjarje të ndryshme nga qyteti, probleme sociale etj.  Ekspozita fotografike u realizua me iniciativën e fotografit durrsak Griseld Hoxha dhe nga të rinjtë e klubit për angazhimin komunitar dhe synon që të nxisi mendimin dhe reflektimin mbi jetën sociale dhe problematikat e disa komuniteteve dhe ku të gjithë bashkë mund të bëjnë sadopak për të ndryshuar ngjyrat gri të qytetit të Durrësit.

Kjo ekspozitë që u hap në datë 20 maj do të jetë e hapur deri në datën 30 maj 2022. Në këtë ekspozitë marrin pjesë përveç fotografit specialist Griseld Hoxha që paraqet afro 50 fotografi bardhë e zi  edhe gazetari Geri Emiri, si dhe të rinjtë e klubit për angazhimin komunitar  Gentian Faja,  Livia Kreko. Monika Zyka dhe Giselda Plaku me fotografitë e tyre modeste.

Ky aktivitet u organizua nga Qendra “Durrësi Aktiv” i mbështetur nga programi “Reagimi për Mbrojtjen Sociale pas Tërmetit” (ESPR), një projekt i zbatuar nga UNDP Albania dhe financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, Qeveria e Finlandës dhe Qeveria e Norvegjisë. Projekti mbështet Qeverinë Shqiptare dhe tre bashki të prekura nga tërmeti Bashkia Durrës në hartimin e politikës në veprime të duhura lokale për të siguruar që burrat, gratë, vajzat dhe djemtë që jetojnë në varfëri, ose situata të cënueshme, që ndërthuren me kushtet pas tërmetit, të kenë akses për shërbime sociale cilësore dhe të integruara.

Përtej motiveve të sloganit “ Unë jam vullnetar” që është tharmi i realizimit të kësaj ekspozite,  shumë kush e ka kuptuar se kjo ekspozitë përbën në vetevete një dalje jashtë kontureve të këtij laitmotivi. Kjo dalje nuk është gjë tjetër veçse një shpalosje e një arti të ri fotografik. Duke fotografuar pjesë të qytetit këta fotografë durrsakë kanë prekur jo vetëm magistralet e qytetit  me mbiemrin “ Taverna e Adriatikut” por kanë hyrë në brendësi të rrugëve kryesore të tij duke bërë njësh njerëzit, rrugët, pallatet dhe pemët e rrugëve. E kështu step by step here me drita e here në pushtetin e errësirës na japimn pamje rrënqethëse të post tërmetit shkatërrimtar dhe tronditës të 26 nëntorit 2019 e pak më vonë me pamjet e dhimbshme të shtetrrethimit me tanke të qytetit në periudhën enigmatike të covidit- 19.

S’ka se si të spjegohet ndryshe larmia e shumëfishtë e fotove të Griseld Hoxhës që është dhe protagonist i kësaj ekspozite tjetër lloj. Nëse kjo ekspozitë do të paraqeste fotografi me ngjyra dhe jo bardhë e zi, atëhere nuk do të flitej më për kapje psiko-analitike të fotografimit. Eshtë një diferencë e madhe mes fotografive me ngjyra dhe atyre bardhë e zi. Nuk është fjala se vetë tematika e ekspozitës janë aspekte nga jeta e qytetit post tërmet apo post pandemi covid- 19 që bardhë e zija do i shkonte për shtat dhe jo ngjyrat. Kuptohet se këtu flitet për një art më vete.

Duke përfituar nga ekspozimi  i rreth 75 fotografive në këtë ekspozitë doja të vija në dukje një fakt real që e konceptoj pikërisht nga këto fotografi të Griseld Hoxhës. Janë foto të shkrepura ndoshta në nxitim e sipër por këtu do gjeja ngjashmërinë mes fotografimit dhe hedhjes së penelatave me bojë  akuarel të një piktori.

Lexo edhe :  Rrëfimi i aktores për vdekjen e Aleko Prodanit: Isha në skenë më të kur…

Kemi të bëjmë me percepetime gati mistike në kapjen e atyre pamjeve që vetë fotografi për momentin nuk e vret shumë mendjen për atë fotografim çasti.  Të tilla janë fotot e Griseldit “ Këpuca në rrënoja, “ “Ka shpresë” ( foto me ministrin Çuçi ), “Shkelja e ligjit”,  “Garë mes shokësh”, “Unë dhe qyteti”, dhe ajo e Gentian Fajes “Liturgji” si dhe ajo e Geri Emirit   “Autoblindat”.

Kjo ekspozitë u vizitua nga kryetarja  e Bashkisë së Durrësit  znj, Emirian Sako, ministrja e standarteve dhe shërbimeve  znj. Milva Ekonomi, deputetët Klodiana  Spahiu dhe  Ilir Ndraxhi si dhe kryetari i partisë socialiste të durrësit Luan Zaza.

Edhe pse gjatë këtyre ditëve kjo ekspozitë u vizitua nga shumë qytetarë durrsakë dhe turistë të këtij sezoni turistik, vlen të përmendet fakti se ka pasur dhe shitje të fotografive të veçanta.

Por më interesantja e artit të Griseld Hoxhës është e reja që ai sjell. E reja në artin e tij është sjellja e minimalizmit në artin pamor.Vete zvogëlimi i numurit të ngjyrave, pra një e bardhë dhe një e zezë në fotografinë bardhë e zi është vetë brenda artit minimalist. Kjo në kuptimin e ngushtë të termit. Në kuptimin e gjerë arti minimalist gjen folenë e tij në fotot e Griseld Hoxhës si dhe një foto e Gentian Fajes. Eshtë një minimalizëm që shfaqet në subjektet që kap syu apo mendja e fotografit profesionist apo dhe amatorit të fotografisë.

Në fotot e Griseld Hoxhës vërehen dy sisteme fotografimi: së pari fotografime të cilat përbëjnë një foto artistike mbresëlënëse por që vec pamjes së vecantë që paraqet si psh fotografia “Qyteti im” nuk tregon gjë tjetër.

Së dyti fotografitë e tjera të Griseldit janë ato me karakter psikoanalitik të cilat me “varfërinë artistike” sjellin botë të reja në mendjen e vizituesit te ekspozitës, të njeriut analitik dhe kritikut të artit. Këpuca nëmes të rrënojave të tërmetit është ndërprerje e jetës, është vetmia që tërmeti shkaktoi, është vetmia e një këpuce ku nuk dihet se ku është këpuca tjetër. në fotografinë “Shokë jete” aq të thjeshtë e aq të “varfër” si ambient, mes një rruge më se të zakonshme “udhëtojnë ” djali dhe qeni a thua se nuk ka shokë ky djalë…E ata ecin me sa duket në një drejtim të caktuar, krejt të vendosur. Eshtë fotografi- mendim!

Fotot e Griseldit janë bashkimi i shkurtësisë së kohës së shkrepjes së aparatit me gjatësinë e mendimit që le pas ajo shkrepje e shkurtër. Eshtë koha që këto fotografi që prekin indet e qytetit të tij të dashur, Durrësit të preken dhe nga kritika e artit, nga mediat prestigjiose. Grisled Hoxha është parallel  me fotografët më të mirë, të Durrësit si Gëzim Domi, Luan Jaupi e ndonjë tjetër. Griseldi ka një drejtim tjetër,  është në fillimet e një arti fotografik krejt te veçantë që do të bëjë sy në botën e fotografisë e sidomos në atë bardhë e zi, jo vetëm në Durrës por shumë më tej.

 

Të fundit

“Do të kenë sukses financiar në 2025″/ Ja cilat shenja do të marrin rrogën e ëndrrave

Astrologu Evan Nathaniel Grim deklaroi se disa shenja të zodiakut do të kenë një sukses financiar në vitin 2025. 1. Binjakët Lidhja...

Ja cilat fruta të thata duhet të konsumoni, nëqoftëse keni mungesë hekuri

Nëse keni marramendje të shpeshta apo ndiheni të lodhur e të dobët, atëherë trupi juaj mund të jetë i mangët në hekur. Hekuri është një nga...

Vigjilje Krishtlindjesh, Pastori Akil Pano: Ngjarja më e madhe në besimin e krishterë!

Krishtlindja është një nga festat më të vyera për të gjithë besimtarët ortodoks dhe katolikë. E teksa jemi në vigjilje të Krishtlindjeve pastori Akil Pano në...

Kleri katolik dhe ortodoks uron besimtarët në prag të Krishtlindjeve

Në Shqipëri, ndërsa besimtarët katolikë dhe ortodoksë janë përgatitur të festojnë lindjen e Jezu Krishtit, udhëheqësit e tyre shpirtëror u përcollën sot mesazhin tradicional...

Udhëtarët shqiptarë tejkalojnë vizitorët e huaj! Europa, burimi i flukseve

Instat ka publikuar të dhënat e flukseve hyrëse-dalëse të shtetasve shqiptarë dhe të huaj përgjatë muajit nëntor. Shqipëria ka shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar...

Lajme të tjera

Web TV