Nga Berisha tek Pacolli/ Politikanët mesazhe ngushëllimi për humbjen e Nishanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Politikanët, kolegët dhe miqtë e ngushtë kanë shprehur ngushëllimet për Bujar Nishanin, i cili ndërroi jetë ditën e sotme në Gjermani.

“Dielli perëndoi përgjithmonë për ish presidentin Bujar Nishani”, kështu shprehet kreu i PD Sali Berisha, ndërsa shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-presidentit.

Berisha vlerëson figurën e ish-presidentit Nishani, si një ikonë e vlerave më të larta morale të njeriut, ndershmërisë dhe përkushtimit.

Statusi i plotë:

“Dielli perendoi pergjithmone per ish presidentin Bujar Nishani!

Te dashur miq, sot ish presidenti Bujar Nishani mbylli syte pergjithmone duke zhytur keshtu ne dhimbje, zi e pikellim te thelle familjen e tij te dashur, miqte e te afermit, Partine Demokratike dhe mbare Shqiperine.

Ish presidenti Bujar Nishani, ishte ikone e vlerave me te larta morale te njeriut, ndershmerise, atdhetarise dhe perkushtimit. Ai ishte burreshtetasi i shquar, qe perfaqesoi kombin dhe Shqiperine me dinjitet te veçante dhe urtesi ne arenen nderkombetare duke i dhene nder dhe vlere institucionit te presidentit, shtetit dhe qytetareve shqiptare.

Ish presidenti Bujar Nishani ne keto 30 vite, si nje sherbetor i qytetarve dhe vendit te tij permbushi me nder detyra te rendesishme nga drejtues drejtorie ne Ministrine e Mbrojtjes, minister i Rendit Publik dhe deri ne President i Republikes.
Bujar Nishani ishte gjithashtu nje drejtues i shkelqyer dhe efiçent e i dashur i Partise Demokratike, deputet, minister, dhe kandidat i votuar per president te Republikes nga mazhoranca e kesaj partie.

Personalisht une kam patur tek Bujar Nishani njerin prej bashkpuntoreve me ta afert, me te afte, me te dashur dhe me çmuar, me te virtytshem qe do mbetet gjithmone ne memorien time si mirenjohje e thelle per bashkepunimin e ngushte qe kemi patur si krenari e veçante qe pata nje mik fisnik si ai.

Ndaj sot eshte dite zie dhe dhimbje te thelle per familjen e nderuar Nishani qe humben bashkeshortin dhe prindin e tyre te mrekullueshem e shebullor, per miqte dhe te afermit e tij qe humben nje mik te dashur qe do ju mungoje gjithmone, per Partine Demokratike qe humbi njerin prej drejtuesve me te talentuar, per shtetin dhe kombin shqiptar qe humben sot sherbetorin besnik dhe te perkushtuar, shtetarin e afte e te ndershem, patriot dhe fisnik.

Duke shprehur mirenjohohjen time te pakufishme dhe nderimin time me te madhe ish presidentit Nishani per kontributin e cmuar per vendin, kombin dhe Partine Demokratike, si dhe bashkpunimin dhe miqesine tone te ngushte qe kemi patur ju shprehe sot ngushllimet dhe solidartetin me te ndjere bashkeshortes, femijeve, familjes dhe miqve te ish presidentit dhe mikut tim te çmuar per kete humbje te madhe dhe te pakompensueshme, i lutem Zotit qe shpirti i mire i Bujar tyre te dashur te gjeje paqen e merituar. Amin! sb”

Lexo edhe :  Mandati i gjyqtares Zaçaj, shtyhet sërish seanca

Ish-kryetari i PD, Basha shkruan se sot Partia Demokratike ka humbur një politikan të përkushtuar.

“Trishtues lajmi i ndarjes së parakohshme nga jeta të Presidentit Bujar Nishani. Ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmve të tij. Sot Partia Demokratike ka humbur një politikan të përkushtuar, kontributin e të cilit për të dhe Shqipërinë do ta kujtojë përherë me respekt. U prehtë në paqe”, shkruan Basha.

Tritan Shehu: Nje lajm shume i trishte na pikëllon te gjitheve. Bujar Nishani ndërron jete mbas nje semundje te rende. Nje humbje e madhe kjo per familjen, politiken shqiptare, PD, per te gjithe.

Ngushellimet me te sinqerta rrethit te tij familjar, miqve, shokeve, bashkepuntoreve. Do ta kujtojme gjithemone me respekt dhe nderim te vecante.

Belind Këlliçi: I hidhëruar nga ikja e President Bujar Nishanit! Ngushëllime bashkëshortes, fëmijëve, të afërmve dhe miqve që i kishte të panumërt për vetë personalitetin dhe zemërgjerësinë e tij!

Do ta kujtoj miqësinë e tij dhe i jam mirënjohës përjetë për këshillat dhe bashkëpunimin si demokrat! I nderuar që e njoha nga afër! I përjetshëm qoftë kujtimi i President Nishanit!

Presidenti Ilir Meta shkruan se Nishani do të kujtohet gjithmonë si një personalitet me vlera të rralla.

“Me trishtim dhe hidhërim të thellë mora lajmin e largimit nga jeta të Presidentit Bujar Nishani. Ngushëllimet më të ndjera për bashkëshorten Odeta, fëmijët Ersi dhe Fiona, dhe të afërmit për këtë humbje të madhe! Presidenti Nishani do të kujtohet gjithnjë si një personalitet me vlera të rralla të një udhëheqësi me integritet dhe vizion. Kontributi i tij për Shqipërinë dhe demokracinë do të kujtohet përherë me respekt.  I paharruar kujtimi i  President Nishanit! Të prehet në paqen e merituar”, shkruan Meta.

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka ngushëlluar familjen e ish-presidentit Bujar Nishanit, i cili u nda sot nga jeta.

‘Sapo mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të mikut tim shumë të afërt, Ish-Presidentin e Shqipërisë Bujar Nishani. Atë do ta kujtoj gjithmonë si njeri i urtë, i respektuar dhe me integritet të lartë. I bindur që do ti mungon për gjithmonë kombit. Shprehi ngushëllimet e mia familjes Nishani dhe çdo shqiptarit, kudo!’- shkruan Pacolli.

Të fundit

Tirana festive/ Reuters publikon imazhin e sheshit ‘Skënderbej’

Atmosfera festive në sheshin ‘ Skënderbej’ ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare. Agjensia e lajmeve Reuters publikoi në rrjetin social ‘Instagram’ një...

Patronazhistët/ Balla: Edhe Trump i përdori për të fituar zgjedhjet

Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla deklaroi nga foltorja e Parlamentit se patronazhistët e Partisë Socialiste do të jenë prezentë edhe në zgjedhjet...

U asfiksuan nga rrjedhja e gazit, humbin jetën dy persona në Tiranë (EMRAT)

Dy persona kanë humbur jetën në një banesë në kryeqytet pasi janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit. Viktimat janë identifikuar si Altin Maksuti, i cili...

FOTO/ Publikohen pamje nga dasma e Lori Hoxhës dhe Vis Bajraktarit

Dasma më e përfolur e vitit padiskutim që ka qenë ajo e presidentes së Top Medias, Lori Hoxha me biznesmenin e njohur Vis Bajraktari....

Orgjia e armatimit të BE-së/ E keqja e nevojshme apo pranimi cinik i militarizmit?

Panagiotis Zafeiropoulos “Nëse duam të jemi bindës dhe të besueshëm në politikën tonë të jashtme, duhet të tregojmë çdo ditë se jemi të gatshëm të...

Lajme të tjera

Web TV