Historia e nuses në Librazhd, pastori Akil Pano: Nuk justifikoj dhunën, por…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrëmjen e sotme në “Open” me Eni Vasilin në News24, paneli i të ftuarve po diskuton mbi ngjarjen e bërë virale tashmë, ku nusja në Librazhd u kap nga vjehrrit e saj duke tradhtuar bashkëshortin, në dhomën e tyre.

Pastori Akil Pano, shprehet se dhuna që i është ushtruar nuses nga familjarët e bashkëshorti të saj është e pajustifikueshme, por shton se nuk po i vendoset theksi shumë një tjetër elementi të rëndësishëm sipas tij, nderit.

“Dhuna që ka përjetuar është si rrallë herë e bërë publike në vendin tonë, dhunë e cila na karakterizon, se duket sikur këtë dhunë që e mbartim përmes dekadave. Trajektorja e kësaj ‘komete’ para shpërthimit, është e gjatë, s’mund të mos prekim emigracionin, divorcet mes çifteve në emigracion rezultojnë më të larta, për shkak të zhvendosjeve të qëllimeve dhe vlerës.

Është e pajustifikueshme dhuna që është ushtruar kësaj vajze dhe që është bërë publike, që lidhet me linçimin.

 

 

Por nuk përmendet një element që është i rëndësishëm për një pjesë të mirë të qytetarëve, që është çështja e nderit. pra, çfarë pashë në fenomenin e komunikimit publik nga komentuesit në rrjetet sociale, ditën e parë kishte valë komentesh negative ndaj vajzës, ditën e dytë dhe të tretë, shikoj që një pjesë filluan ta justifikonin aktin duke thënë se kemi të bëjmë me një martesë të pakonsumuar… martesa e konsumuar lidhet me aktin seksual, nëse akti ka ndodhur një herë, martesa është konsumuar.

unë do thoja që gjithçka që lidhet me këtë ngjarje është shumë e rëndë, por tradhtia është shumë e rëndë, nuk justifikon dhunën, sepse në fund të ditës dikush që shkel kurorën mund të ndahet, por për aq sa po diskutojmë nga ky panel, përpiqemi të hyjmë në botën e një grupi i individësh që jetojnë me kode dhe çështje që vijojnë t’i konsiderojnë me shumë vlerë, fakti që nuk është trajtuar elementi i nderit me bën pak të mendoj se mbase si shoqëri nuk e po e vlerësojmë aq sa duhet, nuk po flas për nderin që gjejmë në roman

Të fundit

Izraeli ka ndërmarrë një rrezik të guximshëm, por të llahtarshëm

The Economist Për tre dekada, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar se kërcënimi më i madh i jashtëm për...

Ngrihet “Lockheed F-117 Nighthawk”, avioni i parë i padukshëm nga radarët

18 qershor 1981 Në fund të viteve 1970, Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara po kërkonin mënyra për të depërtuar në mbrojtjen ajrore armike...

I ndërtuar brenda një mali/ Çfarë dihet për impiantin bërthamor të Iranit

Pesë tunele të gërmuara në një grup malesh, një strukturë e madhe mbështetëse dhe një perimetër i gjerë sigurie: Kjo është gjithçka që mund...

SALT II, kontrolli mbi garën e armëve bërthamore nënshkruhet nga SHBA dhe BS

18 qershor 1979 Negociatat SALT (Strategic Arms Limitation Talks) filluan si përpjekje e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik për të vendosur kufizime dhe kontrolle...

Lufta në Lindjen e Mesme, Imami tregon çfarë shkruhet në Kuran për përplasjen Iran-Izrael

Tensioni dhe lufta në Lindjen e Mesme ishte tema e diskutimit në Quo Vadis këtë të martë në Vizion Plus. I ftuar në studio ish-Myftyu...

Lajme të tjera

Web TV