Gjendet trupi i pajetë i një vajze në Shkodër, ka shenja dhune

Një person është gjetur i vdekur në Shkodër. Raportohet se viktima është vajzë, por nuk dihet ende mosha dhe identiteti.

Trupi i pajetë është gjetur në “By Pass-in” e Shkodrës dhe dyshohet se ka shenja dhune.

Nga të dhënat e para, dyshohet se trupi i pajetë ka disa ditë në vendngjarje dhe se i përket komunitetit rom.