“Jam bërë pishman”! Pendohet vjehrra që nxori videon e nuses në Librazhd

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Emisioni “Piranjat”, në Abc, ka trajtuar këtë të martë historinë e rëndë të Librazhdit, ku vjehrri dhe vjehrra dhunojnë psikologjikisht nusen e tyre që e kapën duke iu tradhtuar djalin dhe më pas i bëjnë publike videon.

“Piranja” Lediona Xheladinaj ka shkuar në Togëz të Librazhdit për të pyetur vjehrrën se si ndihet për atë që bëri, kur vetë ajo ka përballë tashmë një kamer.

Vjehrra pas shumë insistimeve pranon se është bërë pishman për veprimin që bëri.

“Dilni përjashtë, hajt se ka dhe rregulla të tjerë. Unë nuk kam bërë asnjë gjë. Nusja është në shtëpi. Burri im nuk është kurvar, është shumë i ndershëm. Nuses nuk i kam bërë asgjë, e gjeta ashtu dhe ja bëra. I mora të atin, të ëmën. Jam shumë keq, më lini rehat se po më bie të fiktë. Mos më prek me dorë. Turp të ketë ajo që e bëri atë. Jam bërë shumë pishman, kaq”, tha vjehrra.

Ndërkohë, vjehrri nuk dëshiron që të flasë, madje shtyn edhe gazetaren, e cila i kthehet, duke i kërkuar që të mos e prekë me dorë. Pas këmbënguljes së gazetares, vjehrri i nuses së re flet me një fjalor rruge, teksa shprehet se “Në të s*mës të shkojnë. Ik mos të të shohë fare”.

Të fundit

Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”/ Kursi i këmbimit, 18 gusht 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.14 lekë dhe do të shitet...

Shtrenjtohen qiratë dhe kafeja në korrik

Çmimet e kafesë, qirave dhe shtresave të dyshemesë janë rritur 5.4 deri në 7 për qind, gati dy dhe herë dhe më shumë në...

Chelsea i ofron 50 milionë euro për titullarin e padiskutueshëm, Inter refuzon direkt

“La Gazzetta dello Sport” raporton se Chelsea ka tentuar së fundmi të bëjë një goditje të bujshme në Serie A. “Blutë” i kanë ofruar...

Masakër në një bilardo në Ekuador, vritet “Rasta”

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën në një masakër të ndodhur të dielën në mëngjes në provincën veriperëndimore të Ekuadorit, Santo Domingo de...

Kryediplomati gjerman në Azi, Berlini kritika Kinës për Tajvanin

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë kritikoi të dielën atë që e quajti “sjellje agresive” të Kinës në Ngushticën e Tajvanit përpara një udhëtimi në...

Lajme të tjera

Web TV