“Lufta Bayern-Lewandowski”/ Titujt e mediave kryesore sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetat kryesore sportive kanë vendosur fokusin kryesor tek merkato e klubeve më të mëdha evropiane dhe disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit që mund të ndërrojnë klub.

Më poshtë janë disa nga titujt kryesorë sportivë:

“Tchouameni është afër”, shkruan “AS” me mesfushorin e talentuar të Monaco që me të gjitha gjasat do të transferohet tek Real Madrid.

Prima Pagina AS 31/05/2022

Edhe “Marca” rezervon faqen e parë për të njëjtën temë dhe mban titulli kryesor: “Sprinti final për Tchouameni”.

Prima Pagina Marca 31/05/2022

“SPORT” mban titull kryesor deklaratën djeshme të Robert Lewandowskit, i cili po shtyn gjithnjë e më shumë një transferim tek Barcelona. “Etapa ime tek Bayern ka përfunduar”, u shpreh sulmuesi polak.

Prima Pagina Sport 31/05/2022

“Lufta Bayern-Lewandowski” është titulli kryesor i “Mundo Deportivo”, që gjithashtu flet për situatën e bomberit polak.

Prima Pagina Mundo Deportivo 31/05/2022

“Dil jashtë” është titulli kryesor i ‘L’Esportiu”, e cila paralajmëron revolucion tek Barcelona, me një numër të madh largimesh që pritet të ndodhin tek katalanasit.

Prima Pagina L'Esportiu 31/05/2022

“Zbritja nga Kaosi”, është titulli kryesor i “L’Equipe”, e cila ka në fokus sfidën e mbijetesës të fituar nga Auxerre ndaj Saint Ettiene, e cila dhuroi dhe shfaqje të shëmtuara pasi tifozët zbritën në fushë dhe shkaktuan përplasje dhe trazira.

Prima Pagina L'Equipe 31/05/2022

“Dreqin! Tani Klopp e kopjon”, është titulli i “Mirror Sport”, e cila vë fokusin tek debati për finalen e Champions League dhe organizimin e keq nga francezët, gjë që solli dhe vonimin e sfidës.

Prima Pagina Mirror Sport 31/05/2022

“La Gazzeta dello Sport” rezervon faqen e parë për kalimin e Milanit nën administrimin e fondit RedBird me titullin: “Tymi kuq e zi”

Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 31/05/2022

“Corriere dello Sport” i kushton titullin kryesor deklaratës së Marottës për Dybalën që lidhet me një transferim tek Interi. “Duam Dybalan”, pohoi drejtuesi zikaltër.

Prima Pagina Corriere dello Sport 31/05/2022

“Toro, Belotti humb Juric dhe fansat”, është titulli i Tuttosport, me fokusin tek situata brenda klubit të Torinos, ku sulmuesi italian me siguri do të largohet.

Lexo edhe :  Serbia gjobitet nga FIFA dhe i mbyll 15% të stadiumit

Prima Pagina Tuttosport 31/05/2022

Të fundit

Ekzekutohet Thomas Cromwell; ndërsa Henry VIII martohet me gruan e tij të pestë

28 korrik 1540 Më 28 korrik 1540, Londra u trondit nga një paradoks tragjik dhe grotesk: në mëngjes, Thomas Cromwell...

Shifrat e urisë në Gaza/ Një në tre banorë nuk konsumojnë ushqim për disa ditë rresht

Në një artikull të botuar në Jerusalem Post në janar 2021, kryeministri i atëhershëm izraelit Benny Gantz shkroi, duke kujtuar kohën e tij në...

Këmbimi valutor 28 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro sot

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me 83.3 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...

SHBA dhe BE arrijnë marrëveshje për tarifat doganore/ Ja çfarë parashikohet

Rreziku i një lufte tregtare midis SHBA-së dhe BE-së një herë për një herë u shmang. Trump dhe von der Layen arritën në Skoci...

Analiza/ Si do të ndikojnë pauzat humanitare të Izraelit në krizën e urisë në Gaza?

Të dielën në mëngjes, Izraeli deklaroi se do të nisë një “pauzë humanitare” të përditshme në tre zona me popullsi të dendur të Rripit...

Lajme të tjera

Web TV