Veliaj: Treg i ri ushqimor publik për fermerët e Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fermerët e Tiranës do të lehtësohen nga barrierat e vendosura për shitjen e prodhimeve të tyre nga privatët. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i pranishëm në konferencën “Gratë në zhvillimin rural”, ka deklaruar se monopoli i tregut ushqimor do të marrë fund me qendrën më të madhe tregtare publike, që do krijohet në zonën e Lundrës, ku të gjithë fermerët mund t’i shesin produktet e tyre.

“Me Ministrinë e Bujqësisë dhe AZHBR-në kemi kohë që planifikojmë një treg ushqimor pa barriera. Sot jemi në një situatë monopoliste në Tiranë, pasi në Kashar ekziston një treg privat, i cili ka vendosur një barrierë, ku nuk ka rëndësi nëse sjell lakër, apo luleshtrydhe, por paguan për arkë një taksë që përkthehet në kosto për fermerët, por edhe për përdoruesin fundor në tavolinën e bukës. Ky monopol duhet të marrë fund. Kjo është arsyeja pse ngjitur me qendrën tregtare në zonën e Lundrës jemi duke ndërtuar tregun më të madh ushqimor publik, për t’u siguruar që fermerët e kurorës së Tiranës të kenë një treg pa barriera”, u shpreh Veliaj.

Për këtë, ai tha se bashkia ka marrë modelet e qendrave të mëdha agroushqimore italiane, të cilat shërbejnë edhe për promovimin e prodhimeve të fermerëve, si ata që kultivojnë pak, ashtu edhe ata që prodhojnë me shumicë.

“Dua ta mbyllim këtë vit duke thyer monopolin. Së pari, do duhet të vendosim rregulla në treg. Të thyejmë këto barriera për prodhuesit dhe pastaj të fillojmë inkurajimin e tyre që të prodhojnë shumë dhe të afirmohen edhe më shumë”, tha Veliaj. Ai tha po ashtu se prodhimi dhe siguria ushqimore janë kthyer sot në sfida globale.

“Shumë prej dhimbjeve të kokës që i kanë filluar tani lidershipit evropian: nga do vijë gruri, nga do vijë misri, nga do vijnë drithërat, nuk ekzistonin përpara tre muajsh. Sot, krejt papritur, shumë prej gjërave që i merrnim të mirëqena, po kthehen në temë diskutimi. Sot që Shqipëria merr edhe drejtimin e Këshillit të Sigurimit në OKB, Kryeministri është në Nju Jork për këtë punë, krejt papritur një nga temat në agjendë, përveç luftës dhe ndalimit të saj, është edhe ajo e sigurisë ushqimore. Po bëhen seanca si do ushqehet bota në këtë realitet të ri”, tha ai.

Lexo edhe :  Deputeti më i votuar/ Blendi Gonxhja tregon a do të garojë për Bashkinë e Tiranës

Duke veçuar investimet në agroturizëm, Veliaj tha se ky është momenti më i mirë për Tiranën. “Mjafton të bëni një rrugëtim vetëm në Luginën e Erzenit, duke filluar nga Krraba, Iba, duke vazhduar poshtë në Mullet, në Petrelë, duke ndjekur pastaj gjithë lumin në Baldushk, në Vaqarr, në Ndroq, derisa largohet nga territori i Tiranës, për të parë sa toka pjellore dhe sa shumë investim është bërë në sera. Sot kemi një incentivë të jashtëzakonshme, sidomos për agroturizmin dhe bujtinat. Më në fund, kemi përpjekjen më serioze në gjithë qarkun tonë për të thyer monopolin e një tregu privat, që kthehet nga inkurajues në frenues të sipërmarrjes, ndaj ky është një moment i mirë për Tiranën”.

Veliaj e mbylli fjalën e tij duke thënë se kryeqyteti prodhon sot afro gjysmën e GDP kombëtare. “Sot jemi në një situatë ku, sipas statistikave të fundit të INSTAT dhe të Bankës së Shqipërisë, ekonomia e Tiranës është sa e gjithë Shqipërisë në vitin 2006. Pra, vetëm një qytet në 61 bashki prodhon gjithë atë ekonomi që prodhonte vendi ynë në 2006. Sot jemi mbi 48% të GDP-së së vendit. Kjo do të thotë se, nëse funksionon kjo mirë në Tiranë, praktikisht ka funksionuar mirë për gjysmën e vendit, ose për gjysmën e ekonomisë së vendit,” përfundoi Veliaj.

Të fundit

Tiranë/ Vdes 63-vjeçari Italian 4 ditë pas ndërhyrjes kirurgjikale në klinikën dentare

Një 63-vjeçar Italian ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm dhe shkaku dyshohet të ketë lidhje me një ndërhyrje kirurgjikale...

Krimi Zgjedhor/ Prokuroria e Përgjithshme bën bilancin: 107 kallëzime, 7 të arrestuar

Prokuroritë pranë gjykatës së shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm, deri në datën 22.05.2025, në lidhje me veprat penale në fushën e zgjedhjeve,...

A e dinit se kafja me stomak bosh rrit stresin dhe ankthin?

Çdo mëngjes, miliona njerëz në mbarë botën zgjohen dhe shkojnë drejt e në kuzhinë për të mbushur veten me një filxhan kafe; me shpresën...

Sot hapet tuneli i Llogarasë/ Deri më 15 shtator pa pagesë

Sot hapet tuneli i Llogarasë, i cili përgjatë gjithë sezonit turistik do të jetë i aksesueshëm nga mjetet. Kjo vepër shkurton distancën drejt bregdetit të...

Britanikja ‘Express’/ Tirana, kryeqyteti i bukur evropian, zgjedhja ideale për turistët

Kryeqyteti i Shqipërisë së bukur është një nga opsionet më të përballueshme për pushime në qytet dhe një zgjedhje fantastike për ata që kërkojnë...

Lajme të tjera

Web TV