Akuzohet se furnizonte Evropën me koka*në dhe pastronte para, lirohet Bashkim Osmani

Bashkim Osmani, i cili akuzohet se ka qenë në krye të grupit kriminal që u shkatërrua 3 muaj e gjysmë më parë nga EUROPOL dhe EUROJUST, një shqiptar nga Kosova, është liruar nga autoritet spanjolle në këmbim të një garancie prej 400 mijë eurosh.

Media spanjolle “Mallorca Zeitung” shkruan se organizatori i dyshuar i një rrjeti ndërkombëtar të pastrimit të parave të kokainës e kaloi natën e të mërkurës në vilën e tij në Camp de Mar. Ai qëndroi afro tre muaj në paraburgim.

Të martën, gjykata në Palma de Mallorca lëshoi një urdhër të ri duke e zëvendësuar paraburgimin me liri të kushtëzuar. Osmani nuk lejohet të largohet nga Mallorca, po ashtu për të garantuar qëndrimin e tij në ishull i është konfiskuar pasaporta. Ai duhet të paraqitet në gjykatë në datat 1 dhe 15 të çdo muaji. Vëllezërit Osmani nga Kosova njihen si miliarderë të famshëm. Prej vitesh jetojnë në Gjermani, por kanë shtrirë bizneset në Spanjë, Belgjikë e Holandë.

Nër shkurt 45 persona janë vënë në pranga në Belgjikë e Spanjë, si pjesëtarë të një bande kriminale ndërkombëtare shqiptare që merreshin me trafik droge dhe shitje armësh.