E rëndë në Itali/ Humb jetën foshnja 20-muajshe, familjarët nuk marrin pjesë në funeral

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një rast i paprecedent ka ndodhur në Itali. Një foshnjë 20-muajshe vdiq nga një krizë respiratore dy javë më parë në shtetin fqinj.

Të gjithë ishin në varrimin e tij: familja kujdestare, punonjësit socialë, disa punonjës shëndetësorë nga qendra e specializuar në Tortona. Por mungonin këtu prindërit biologjikë, të cilëve djali i vogël u ishte marrë me një dispozitë të shpejtë nga Gjykata për të Mitur kur ai sapo kishte lindur dhe ishte ende në spital me nënën e tij.

Rasti vjen nga Asti.

Mësohet se çifti i konsideruar si i papërshtatshëm për t’u kujdesur për foshnjen nga ana e Shërbimeve Sociale të Bashkisë Asti, nuk ishte njoftuar fare për vdekjen e djalit të tyre të vogël. Për fëmijën, procedurat e birësimit kishin filluar që në momentin e lindjes dhe pas një periudhe fillestare në të cilën mbahej nga familja kujdestare, ai u transferua në një qendër të specializuar për të trajtuar sëmundjen e lindur nga e cila ishte duke vuajtur. Megjithatë prindërit e tij biologjikë vazhduan ta shihnin atë çdo dy javë. Më pas ata nuk u lejuan më: pasi u anulua pëlqimi, ata nuk morën vesh kurrë për fëmijën e tyre. Dhe ditët e fundit i vogli ka ndërruar jetë për shkak të krizës së frymëmarrjes. Lajm që nuk u dha për çiftin e prindërve biologjikë, citon Fanpage.

Varrimi u organizua nga Shërbimet Sociale, të cilët nuk e morën mundimin që t’i njoftonin. Prindërit biologjikë do të mësonin për varrimin një javë më vonë, nga burime të tjera. “Është një histori që filloi keq dhe përfundoi keq. Nuk ka pasur shkelje ligjore nga Bashkia e Astit dhe Gjykata e të Miturve të Torinos, por nga ana njerëzore mund të ishte bërë ndryshe”, tha për La Repubblica avokati që ndihmon babain e foshnjes.

Të fundit

Shpërtheu tre herë pas nisjes/ Raketa Starship përfundon me sukses mision testues

Pas një serie dështimesh gjatë vitit të kaluar, SpaceX ka realizuar me sukses fluturimin testues të raketës më të...

Parashikimi i motit, 27 gusht 2025

Këtë të mërkurë, vlerat e larta barike që kanë përfshirë territorin shqiptar, pritet të sjellin mot të qëndrueshëm dhe rritje të temperaturave. Parashikohet që paraditja...

Konsumi i pijeve me gaz mund të shkaktojë rënien e flokëve, sipas studimit të ri

A mund të jetë konsumi i pijeve me gaz arsyeja pse po humbni flokët? Njerëzit që pinë më shumë pije me sheqer mund të kenë...

Mot i keq me stuhi në disa rajone/ Paralajmërime për banorët, dëme të mëdha materiale

Ndërkohë që disa vende vijojnë luftën me zjarret, një pjesë tjetër po përballen me stuhi të forta. Një dallgë jashtëzakonisht e fortë goditi këtë të...

Fituesit në universitete / Kryeson IT dhe degët e Mjekësisë

Universitetet publike në mbarë vendin kanë shpallur listën e kandidatëve fitues të raundit të parë për pranimin në institucionet e arsimit të lartë. Ky vit...

Lajme të tjera

Web TV