Rama do një president dhe jo një presidencë opozitare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Erald Shulla

Zgjedhja e presidentit të ri tashmë qartësisht përcakton se do të zgjidhet nga PS, pas djegies së tre raundeve të para për të pasur konsensus me opozitën. Përse palët shkuan drejt ndarjes? Përfaqësuesi i një grupimi deputetësh të PD-së, Enkelejd Alibeaj, bëri përgjegjëse mazhorancën për prishjen e marrëveshjes, sa qëndron ky pretendim?

Do të ishte “favoloza” nëse do të kishim realisht negociata serioze midis palëve, ndoshta jo bashkë të gjitha palët por të atyre që u shprehën si të gatshme për zgjedhjen e presidentit që në raundet e para me numrin e votave e nevojshme të përcaktuara nga kushtetuta edhe pse jo duke e tejkaluar atë. Kjo nuk ndodhi, sepse palët për mendimin tim as nuk ishin serioze me njëra tjetrën, kjo u pa që nuk kishin as dëshirë për ta zgjidhur çështjen e zgjedhjes së presidentit dhe unë mendoj që nuk u bashkuan në asnjë moment, ato të ndarë ishin në çdo moment. Pse as njëra palë dhe as tjetra nuk i dha firmat, kjo sepse nuk rrethanat që ndodhet situata politike nuk prodhon vullnet të përbashkët për të bërë gjëra të mbara e të duhura. Edhe pse mazhoranca hiqet sikur konsideron si opozitë grupin e deputetëve të përfaqësuar nga z.Alibeaj por unë mendoj që mazhoranca e sheh shumë të pafuqishëm për ti imponuar asaj negociata serioze apo të krijojnë së bashku marrëdhënie në bashkëpunime madhore si është edhe zgjedhja e presidentit.

Si rrallherë emri i kreut të shtetit mbetet sërish enigmë, edhe pse me gjasë mund të zgjidhet pas gjashtë ditësh, përse kjo mungesë trasparence?

Një lojë e bukur e zhvilluar me kujdes nga mazhoranca, bëri të mundur shkëputjen e vëmëndjes nga aty ku në të vërtet del presidenti. Loja politike për shumë la përshtypjen se do kishte një marrëveshje politike, por nga mazhoranca e lexohet si një mundësi për larguar vëmëndjen gjatë periudhës së raundeve të para, të cilat duan 84 vota që PS-ja nuk i ka jo vetëm brenda grupit të saj por nuk ja rrëmbente dot as opozitës. Kështu që zgjodhi pasimin e topit nga grupi i Alibeajt, që me thënë të drejtën zgjodhi të xhongloi topin e pasuar nga mazhoranca jo se vërtet besonte që mori një asis nga Taulant Balla për të shënuar gol, por e pa si një mundësi për ta prekur topin e të shihte fuqin e tij reale dhe problemet brenda grupit demokrat. Pra emri i presidentit mbeti peng deri në raundin e katërt për larguar vëmëndjen nga faza e pamundësis për të zgjedhur presidentin e vendit që në tre raundet e para.

Lexo edhe :  Parrulla “Grenell - Hashim Thaçi” në faqen e malit të Pashtrikut

Në situatën aktuale politike, ku përçarja e opozitës sa vjen dhe thellohet, a mund të kishte luajtur politikisht kryeministri Rama duke ia lënë “Grupimit Basha” (përfaqësuar nga Alibeaj) emrin e kreut të shtetit, me qëllim që ta faktorizonte dhe institucionalizonte përballë revanshit të Berishës?

Nuk ka arsye, nga komoditeti që ka kryeministri Rama, ku opozita vetëshkatërrohet çdo ditë duke i dhuruar pushtet të qetë e të pacënueshëm, nuk mendoj që ka ndonjë arsye që të zgjedhi ndonjë nga copat e opozitës për të faktorizuar apo duke e ushqyer me poste politike. Problemi i opozitës nuk është më Rama, janë problemet e brendshme. Opozita nuk do gjejë qetësi deri sa të jenë të shqetësuar krerët e saj. Rama ka për detyrë të mbajë qeverinë jo opozitën, nuk mundet kurrësesi për asnjë arsye që kryeministri të bëhet edhe shefi opozitës. Opozita duhet të fitoj jo ti dhurohet pushtet, sepse nuk është më opozitë nëse ndodh kjo. Partinë Demokratike në këtë moment nuk e ndihmon dot Edi Rama, vetëm mund ta fundos më shumë por ta ndihmoj qoftë dhe për interes nuk mundet. Dhe vendi ka nevojë për president jo për opozitë presidenciale.

Edhe pse ende nuk ka një emër, në gjykimin tuaj a do të jetë një president “i bindur” ndaj mazhorancës, apo pavarësisht se i “përgjedhur nga Rama” do të përfshihet në “pavarësinë institucionale”?

Do doja një president bashkëpunues, jo i bindur, presidenti nuk mund të jetë si ministër pjesë e kabinetit të kryeministrit. Të shtunën do kemi raundin e katërt, tek i cili do vendoset dhe kreu i shtetit, me 71 vota apo më shumë. Dhe historia e kandidatit do mbyllet këtu, e do fillojë ajo e funksionit të presidentit të ri, që është për tu parë do jetë nga xhepi i Ramës, do jetë asi nën mëngë apo një figurë surprizë ku do kapërcej dhe analizat tona. Kjo do dhe ca ditë që të ndodhi, qetësia e mazhorancës tregon që në mëndje e kanë vendosur kandidatin e tyre për president të vendit.

Të fundit

Një natë pa gjumë nxit humbjen e kujtesës

Një studim i publikuar pak ditë më parë zbuloi se mjafton një natë pa gjumë për të nxitur humbjen...

Drejtori i CIA-s: Trump dëshiron t’i japë fund luftërave

Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, konfirmoi se Presidenti Trump urdhëroi një pauzë në ndarjen e inteligjencës me Ukrainën. “Ajo që tha Presidenti Trump është, ai...

Çfarë do të thotë ngjyra e të verdhës së vezës dhe pse nuk është gjithmonë njësoj

Ju mund të keni vënë re se ushqimi numër një ushqyes në planet, veza , nuk është kurrë e njëjtë dhe se jo të...

“Do më gjuajnë me domate kur të dal nga këtu…”/ Egli e përlotur bisedon me Danjën

Pas Prime-t të djeshëm ku Egli dhe Gjesti debatuan për nishanin në trupin e banores, Egli është shfaqur e përlotur. Në një bisedë me Danjën,...

Molla/ Cilat janë disa nga përfitimet shëndetësore të saj në organizëm

Nëse ekziston një frut që të bën shumë mirë për organizmin ajo është molla. Molla njihet për vlera dhe përbërës të jashtëzakonshëm ushqimorë që...

Lajme të tjera

Web TV