Kryeministri: Presidenti im me votat tuaja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i shtetit pritet të zgjidhet këtë të shtunë me mëdyshjen; do të marrë vetëm votat e PS-së, apo do ketë edhe “rrjedhje” nga opozita? Djegia e tre raundeve të para dhe synimi i kryeministrit Rama që presidentin ta propozojë vetë, por një pjesë votash madje mbi 84 t’i sigurojë në kampin opozitar. Për  këtë çështje dhe zhvillimet e tjera politike, komentojnë për gazetën “Fjala” analistët, Lorenc Vangjeli, Leonard Karaj, Plator Nesturi dhe Erald Shulla.

Nga Fernada Cenko

E shtunë pushimi. Shumë qytetarë do kenë zgjedhur plazhin, të tjerë në pamundësi gjerbin me orë të zgjatura pikën e kafesë në lokalin e lagjes, por vendi pikërisht në fundjavë do bëhet me president të ri. Me gjasë, ai ose ajo, nuk do befasohet dhe ta marrë vesh se e zgjodhën në krye të shtetit ndërsa përpëlitej në shezlong… Të paktën një ditë përpara kryeministri Edi Rama do e ketë telefonuar dhe informuar për këtë privilegj.  Për një muaj radhazi temë dite politike, diskutimesh dhe mburrjesh se po bëhën “faktor” me zgjedhjen e presidentit të ri u shuan këtë të hënë, kur zyrtarisht u dogj edhe raundi i tretë që përcaktonte se kreu i shtetit mund të zgjidhej me mbi 84 vota, çka do të nënkupton se do merrte dakordësinë politike të shumëcës dhe pakicës. Kjo nuk ndodhi, por kandari i votave mund të shtohet në peshë edhe me disa “rrjedhje” nga ana e opozitës. Qëllimi i kryeministrit Rama në këtë proces është që të paraqesë një figurë e cila edhe pse nuk u propozua nga opozita, të marrë miratimin e një pjese të opozitës. Së pari Rama duke i siguruar më shumë se 84 vota arrin të fusë në “xhep” edhe një tjetër fitore dhe këtë triumf do e nxjerrë herë pas here se jo vetëm nuk kërkon të kontrollojë çdo institucion, por ishte vetë ai që paraqiti një figurë gjithëpërfshirëse për në krye të shtetit. Për nga roli vendimarrës, institicioni i presidentit është shumë i cunguar.

Me ndryshimet në Kushtetutë në vitin 2008, nga marrëveshja Berisha-Rama, kreut të shtetit iu hoqën disa kompetenca, por më kryesorja ishte se për zgjedhjen e tij do të zhvilloheshin maksimumi pesë raunde. Në tre raundet e para do të synohej zgjedhja me konsensus pozitë-opozitë me mbi 84 vota, por nëse kjo nuk do arrihej, atëherë në raundin e katërt ose të pestë mjaftonin 71 vota për të pasur president të ri. Ky ndryshim kushtetues bëri që rëndësia e kreut të shtetit të binte, megjithatë edhe pa shumë kompetenca, presidenca e Ilir Metës ka treguar që bëhet faktor dhe sjell mjaft zhurmë në çdo kohë. Në vijimim komod të qeverisjes për tre mandate radhazi Rama është dyfish i çliruar tashmë që Meta i ka ditët e numëruara…. Së pari, kreun e shtetit mund ta zgjedhë vetë, pasi 74 vota i ka të tijat, ndërsa tre të aleatit të “pashpallur” PSD-së, që drejtohej nga Tom Doshi.

Lexo edhe :  Çfarë po sjell era Bardhi për PD-në e Rithemelimit

E dyta, që për Ramën është më e rëndësishme, mbetet fakti se opozita jo vetëm është tërësisht e përçarë aktualisht, e madje nuk ngjall asnjë fije shprese se në të ardhmen do të mund të bashkohet dhe bëhet pengesë për kryeministrin. Numri një i qeverisë në procesin e zgjedhjes së kreut të shtetit nuk tentoi të “faktorizonte” njërën copëz të opozitës, edhe pse në fillim u krujua imazhi i rremë se “Grupimi Basha” i përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj mori në duar të drejtën për të propozuar emrin e një presidenti konsensual. Tashmë gjithçka është qartësuar pasi Rama do propozojë emrin që dëshiron, por me synimin për të marrë më shumë se 77 vota që i ka të garantuara. Rreth çështjes së zgjedhjes së kreut të ri të shtetit dhe lojës politike që ngjizi ky proces komentojnë për gazetën “Fjala”, analistët Lorenc Vangjeli, Leonard Karaj, Plator Nesturi dhe Erald Shulla.

Lorenc Vangjeli: Rama, Shansi i katërt për të zgjedhur me 84 vota Presidentin

Leonard Karaj: President një kukull, Rama u tall me opozitën mjerane të Alibeajt

Plator Nesturi: Presidenti konsensual “kish vdekur” që pa nisur procesi

Erald Shulla: Rama do një president dhe jo një presidencë opozitare

Të fundit

Ilir Meta prezanton ekipin e tij në Partinë e Lirisë

Ish-presidenti Ilir Meta, pasi shkarkoi Endrit Braillmarin, nga dy postet që mbante në Partinë e Lirisë, ka prezantuar ekipin...

Tjetërsimi i pronës 7500 metër katrorë, arrestohet ish-kreu i komunës Bërxullë

Policia e Tiranës, ka vendosur në pranga ish-kryekomunarin e Bërxullës, Ymer Marku dhe tre persona të tjerë, për tjetërsimi e një prone 7500 metër...

Gazetari i njohur zbulon të dashurin e Egla Cenos/ Është artist, merret me muzikë…

Egla ka deklaruar së fundmi në BBV3 se është e dashuruar jashtë, dukë habitur të gjithë, pasi në 90 ditë qëndrim brenda shtëpisë së...

Gazetarja bën deklaratën e fortë: Si më kërcënoi dhe ofendoi motra e Ervis Martinajt

Gazetarja Aida Topalli, teksa ishte e ftuar në Podcastin “M’kujto” , ka rrëfyer vështirësitë që ka hasur gjatë rrugëtimit të saj 7 vjeçar, në...

Video/ Zbulohet emri i vajzës së Luizit dhe Kiarës, ja detaji që nuk u shpëtoi fansave

Luizi dhe Kiara do të bëhen prindër për herë të parë. Moderatorja është në ditët e fundit të shtatzanisë, ndërsa ditën e djeshme çifti...

Lajme të tjera

Web TV