Flet gruaja që u grabit në Vermosh: Hynë brenda me automatikë dhe na lidhën…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbardhen detaje të reja nga grabitja me dhunë e dy të moshuarve në Vermosh të Malësisë së Madhe, ku autorët lidhën çiftin e moshuar dhe i grabitën.

Bashkëshortja e Tom Tinaj, 58-vjeçarja Miri Tinaj ka dëshmuar rrjedhën e ngjarjes.

Kjo e fundit tregon momentet e tmerrit të përjetuara pas mesnatës, teksa thekson se autorët kanë hyrë brenda me automatikë, duke lidhur e dhunuar më parë burrin, dhe pastaj edhe atë.

“Kanë ardhur dy persona të maskuar dhe me automatikë në duar. Kanë lidhur burrin të parin dhe unë qëndrova më shumë por më pas më rrahën dhe më lidhën edhe mua.

Me thanë ku i keni paratë. Ne i thamë që nuk kemi, por ata na dhunuan dhe pastaj i treguam. Kanë marrë paratë dhe më pas janë larguar duke na lënë të lidhur. Une jam dëmtuar më shumë ndaj edhe kam ardhur në spital. Kemi qëndruar për rreth një orë e gjysëm të lidhur dhe unë kam ecur duke u zvarritur deri sa kam shkuar në kuzhinë.

Aty kam marrë një thike dhe jam liruar. Kam njoftuar komshinjtë dhe më pas edhe policinë. Policia duke ardhur rruges ka hasur me automjetin e aksidentuar që na kanë marrë autoret nga oborri i shtëpise. Ne kemi pasur goxha para sepse ka marrë burri kursimet e pensionit, lekët që na kanë sjellë djemtë plus edhe kemi punuar duke shitur prodhimet tona. Pasi kanë marrë paratë dhe sendet e argjendta janë larguar”, shprehet gruaja e traumatizuar nga ngjarja.

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV