Presidenti akuzohet nga ish-kreu i inteligjencës për p*ngmarrje dhe rryshfet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kreu i inteligjencës së Afrikës së Jugut, Arthur Fraser ka akuzuar presidentin e vendit Cyril Ramaphosa për pengmarrje e rryshfet.

Bëhet me dije nga mediat e huaja se kjo çështje është depozituar në polici.

Fraser thotë ndër të tjera se çështja ka të bëjë me tentativën e vjedhjes së 4 milionë dollarëve në një nga pronat e presidentit në vitin 2020 dhe tentativat e mëpasshme për të fshehur atë që ndodhi.

Ramaphosa mohon akuzat duke thënë se rasti “nuk ka baza për sjellje kriminale”.

Fraser konsiderohet në vend si një nga aleatët e ish-presidentit të vendit Jacob Zuma.

Kritikët thonë se konflikti është i lidhur me përplasjet mes udhëheqjes së partisë në pushtet Kongresi Kombëtar Afrikan (ANC) para garës për kryetarin e ri në dhjetor.

Policia ka konfirmuar se një çështje është depozituar te ata dhe një “proces i plotë do të pasojë”.

Fraser, i cili ka drejtuar Agjencinë Shtetërore të Sigurisë (SSA) nga 2016 deri në 2018, ka thënë se ka dorëzuar fotografi, detaje bankare dhe pamje video në polici.

Në deklaratë ai thotë se kriminelët kishin hyrë në një pronë në provincën Limpopo në shkurt 2020 për të vjedhur më shumë se $4 milionë. Ata ishin kapur dhe marrë në pyetje më pas, kur iu urdhërua të mos i tregonin njeriu për atë që kishte ndodhur.

Në një reagim zyra e Ramaphosa konfirmoi se kishte pasur një grabitje në fermën e tij në Limpopo “ku ishin vjedhur para të mbledhura nga shitja e kafshëve”.

Vetë Fraser është akuzuar për rryshfet nga dëshmitarë në një komision korrupsioni, por ai i ka mohuar akuzat.

Para se të bëhej president në 2014, Ramaphosa ishte biznesmen i njohur me aksione në media, telekomunikacione, kompani ushqimi e pijesh.

Të fundit

Ishte zhdukur në Liqenin e Ujmanit, gjendet trupi i pajetë i 33-vjeçarit

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bërë të ditur se është gjetur trupi i pajetë i një 33-vjeçari...

“Dua të shoh lopët”. Guardiola zbulon planet e tij

Pep Guardiola është njeriu i cili nuk pushon kurrë. Futbolli për të është vetë jeta. Divorci erdhi pikërisht nga ky obsesion që ka për...

6400 ikona shqiptare ‘udhëtojnë’ drejt Francës

Një ekspozitë unike do të zhvillohet në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry, në Francë, ku mbi 45 vepra ikonografike të përzgjedhura nga...

Maturantët nisin përzgjedhjen e degëve, procesi zgjat 6 ditë

Kjo është koha që maturantët të bëjnë aplikimin për në Univeristete. Portali U-Albania ka hapur zyrtarisht procesin e plotësimit të formularit A2, nga ku të...

Skenari më i keq i urisë po ndodh në Gaza!

“Skenari më i keq i urisë po ndodh aktualisht në Rripin e Gazës”, tha autoriteti kryesor ndërkombëtar për kriza ushqimore më 29 korrik, duke...

Lajme të tjera

Web TV