Shkëlqimi dhe mjerimi i…diplomës!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Shpëtim Luku

Dikur diploma ishte status, prestigj, hierarki, karrierë, vend pune i sigurtë. Ishte pra një dokument plot shkëlqim që presupozonte dije, shkolle e mbaruar përmes kërkesës reale të llogarisë nga ana pedagogëve, me ndërhyrje minimale nga “jashtë” për të siguruar ndonjë tolerim pedagogu. Ishte një dokument që simbolizonte vuajtje, sakrifica, investim për një perspektivë afatgjatë. Pak a shumë në të përmblidhej ai proverbi: rrënjët e dijes janë të hidhura, por frutat e saj janë të ëmbla.
Kurse prej shumë vitesh përjetojmë degradimin e saj. Shumë prej “universiteteve” privatë iu ndryshuan destinacionin një mase të madhe të të rinjve. Tjetër rrugë duhet të ndiqnin ata e tjetër rrugë morën prej iluzioneve që iu krijuan universitetet private kioska. Ndërkohë, sigurimi i një diplome të tillë nga militantë partie kishte vlerën e eleminimit në mënyrë formale të një barriere ligjore për të filluar punë në administratën publike. Mirëpo kjo krijoi modelin, të cilin e përqafuan një mase e madhe prindërish dhe fëmijëve të tyre. Duke ndjekur këtë model u prodhuan kontigjente të tërë të rinjsh me diploma pa asnjë vlerë, por që sot përjetojnë emocionet negative të një të diplomuari të zhgënjyer që nuk po çan dot. Është proverbiale përgjigja që i ktheu të motrës një personazh i njohur publik, kur ajo i kërkoi ndihmë për punësim të djalit të saj, pas mbarimit të një universiteti privat, tashmë të mbyllur. “Pse, vërtet të gënjen mendja se djali yt është diplomuar?! Ti thjesht ke paguar para që djali yt të shkojë nja 3 vjet në Tiranë, të rrijë nëpër kafe e të hapë sytë për femra”.
Për të ardhur tek aspekti i fundit i degradimit të ligjëruar të diplomës, ku në degë të caktuara do të pranohen të rinj edhe me mesatare 6.5. Se çfarë i diplomuari mund të jetë një i ri me këtë mesatare në shkollë të mesme mbetet ta verifikojmë në të ardhmen. Por ama ska se si të mos na vijë ndërmen ajo barcaleta e hidhur për persona të caktuar të kësaj kategorie: sikur ta dija që shkolla e lartë paska qenë kaq e lehtë, kisha bërë edhe të mesmen.

Të fundit

Kush e ka internetin më të shpejtë në Ballkan?

Një raport i ri i publikuar nga Radio Evropa e Lirë, bazuar në të dhënat e platformës Speedtest për...

26 gusht 1966 – Fillon Lufta Kufitare e Afrikës së Jugut

Më 26 gusht 1966, në Omugulugwombashe të Namibisë veriore, shpërtheu një përplasje e armatosur midis forcave të Afrikës së Jugut dhe luftëtarëve të Organizatës...

Politikat e migracionit në Gjermani, Merkel: Kemi arritur shumë deri tani

Ish-kancelarja Merkel është e befasuar që ende kritikohet për thënien “Do t’ia dalim mbanë”. Ajo mbetet te fjalët e saj, sepse për të, bëhet...

​Diaspora dërgoi mbi 651 milionë euro në Kosovë brenda 6 muajve

Mbi 651 milionë euro ka dërguar diaspora në Kosovë në periudhën janar-qershor të këtij viti. Vlerë kjo mbi 21 milionë euro më shumë, krahasuar...

Flamuri amerikan mbi gjithçka, urdhri i ri i Trump ndez debatet

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar të hënën, 25 gusht, një urdhër ekzekutiv që kërkon nga sistemi gjyqësor të ndëshkojë ata që djegin ose...

Lajme të tjera

Web TV