Vra*u bashkë me vëllanë 2 persona në vitin 1997, ish-polici ekstradohet nga SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tomor Çela, 56-vjeç, është deportuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot dhe do të vuajë dënimin me 23 burg nga gjykata shqiptare. Ish polici Çela është i dënuar me 23 vite burg pasi bashkë me vëllain kanë vrarë në vitin e mbrapshtë 1197 Elton Danin e Ledian Hoxhën.

Policia e Shtetit bën me dije se ekstradimi është kryer si rezultat i një operacioni 1-vjeçar, të kryer në bashkëpunim nga Interpol Tirana me Zyrën e Hetimeve Kriminale pranë Shërbimit Diplomatik të Sigurisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Vendimi i Gjykatës që e shpalli në kërkim Tomor Çelën është marrë që më 24 shkurt 2014, e cila i dha 23 vite heqje lirie për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Policia e Shtetit shqiptar ka një falënderim të veçantë për Zyrën e Hetimeve Kriminale pranë Shërbimit Diplomatik të Sigurisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë (DSS), Agjencinë për Emigracionin Doganat dhe Operacionet Speciale (ICE-ERO), Agjencinë për Patrullimin Kufitar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (USBP), Byronë Qendrore Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USNCN), për përpjekjet dhe veprimet e tyre për të realizuar gjithë këtë proces të përshpejtuar kthimi në Shqipëri të shtetasit Tomor Çela, për t’u përballur me organet e drejtësisë shqiptare.

Si ndodhi vrasja

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 27 nëntor 1997, në rrugën “Bajram Curri” në Tiranë. Sipas Gjykatës, tri-katër ditë para ngjarjes, i pandehuri ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij “Benz Mercedez” të llojit 240, dhe është përplasur me automjetin që drejtohej nga i ndjeri Ledian Hoxha, në të cilin ndodhej edhe shoku i tij, i ndjeri Elton Dani. Kjo ka qenë fillesa e konfliktit që përfundoi me dy të vrarë. Tomorr Çela u fajësua për këtë ngjarje në vitin 2009, kur u dënua me 24 vjet burg. Ky vendim u la në fuqi në Apel, por në vitin 2011 Gjykata e Lartë e ktheu dosjen për rigjykim.

Të fundit

Ku gabuam që të rinjtë nuk duan të bëhen mjekë në Shqipëri?

Kontrata detyruese ndaj mjekëve të rinj, për të punuar deri në 3 vjet pas studimeve në Shqipëri, po kthehet...

Çfarë do të ndodhë me PD-në në shtator?

Shtatori pritet të jetë një muaj kyç për të ardhmen e Partisë Demokratike, ndërsa kriza e gjatë politike dhe organizative vazhdon të rëndojë mbi...

Legjenda e Bayern kritikon trajnerin: Ka frikë të luajë me të rinj

Lothar Matthäus ka kritikuar trajnerin Vincent Kompany dhe sulmuesin Harry Kane pas Superkupës së Gjermanisë. Anglezi u shpreh se Bayern është sot skuadra më e...

Netanyahu akuza kryeministrit australian: Je politikan…

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të martën se homologu i tij australian, Anthony Albanese, e ka “braktisur” komunitetin hebre të Australisë dhe se...

Analiza: Takimet në Shtëpinë e Bardhë, një hap në drejtimin e duhur

Pas samitit të Ukrainës, progresi drejt një marrëveshjeje paqësore është i kufizuar. Por evropianët kanë arritur një qëllim: Me një front të bashkuar, ata...

Lajme të tjera

Web TV