BE sanksionon të dashurën e përfolur të Putinit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

BE-ja ka sanksionuar Alina Kabaeva, një ish-deputete ruse dhe e dashura e përfolur e Presidentit Putin, në paketën e re të masave.

Presidenti rus ka mohuar të ketë një lidhje me ish-gjimnasten olimpike.

BE thotë se Kabaeva është kryetare e një grupi mediatik që “zotëron aksione të mëdha” në organizatat që “riprodhojnë propagandën e qeverisë ruse”.

“Ajo është një ish-gjimnaste ruse dhe një ish-deputete e Dumës së Shtetit, ajo është e lidhur ngushtë me presidentin Vladimir Putin.”

“Prandaj ajo është përgjegjëse për mbështetjen e veprimeve dhe politikave që minojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës, si dhe stabilitetin dhe sigurinë në Ukrainë”, thuhet në deklaratën e BE-së.

Kabaeva tashmë është sanksionuar nga Britania e Madhe dhe Kanadaja.

BE thotë se ky grup i fundit i listimeve është i fokusuar në sanksionet ndaj ushtrisë ruse dhe ministrisë së mbrojtjes.

Gjeneral-koloneli Mikhail Mizintsev, i quajtur si Kasapi i Mariupolit është gjithashtu në listë, si dhe koloneli Azatbek Omurbekov, i njohur si Kasapi i Buçës. Të dy ishin vënë tashmë në shënjestër të sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar.

Në listë përfshihen gjithashtu figura të biznesit dhe medias, si dhe anëtarët e familjes së Dmitry Peskov, sekretarit të shtypit të Putinit.

Të gjithë të listuarit do t’i nënshtrohen ndalimeve të udhëtimit dhe ngrirjes së aseteve, thotë BE

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV