Konsiderohet si ‘Kasapi i Ballkanit’, avokati: Ratko Mlladiç në gjendje shumë të rëndë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati i gjeneralit Ratko Mlladiç, Branko Lukiq, tha se ai ishte në gjendje shumë të keqe shëndetësore por theksoi se nuk mund të tregojë se nga se vuan ai.

Sipas mediave vendase, avokati thekson se mjeku i Hagës, Paulus Falke (i njohur ndryshe si Doktori i Vdekjes) është ende “mjeshtër i jetës dhe vdekjes” në gjykatën e Hagës.

Lukic thekson se Tribunali i Hagës është duke fabrikuar dhe krijuar prova dhe ata ose po shkatërrojnë provat reale ose nuk do t’i dëgjojnë ato.

“Ajo gjykatë është, siç ka dashur të thotë gjenerali Mlladiç, një komision i NATO-s. Ata bënë atë që ishte detyrë e tyre dhe nuk u interesuan faktet”– tha Branko Lukiç.

Ai kujtoi faktin se ndihmësgjyqtari kryesor i Tribunalit të Hagës, Alfons Ori, deklaroi në vitin 2018 se nuk kishte asnjë mbledhje të udhëheqjes ushtarake të Republikës Srpska në të cilën ishte rënë dakord për kryerjen e krimit në Srebrenicë dhe as një vendim me shkrim, as nuk mund të shihet nga takimet për të cilat ka vërejtje.

“Këtë e kemi theksuar në ankesën tonë! A mendoni se dikush e ka lexuar atë? Askush nuk e lexoi, as nuk u interesua ta lexonte”-përfundoi ai.

Gjykata Ndërkombëtare Penale për Ish-Jugosllavinë ka shqiptuar dënim me burg të përjetshëm për ish-komandantin serb Ratko Mladiç. Ai u shpall fajtor për dhjetë nga gjithsej 11 pikat që gjendeshin në aktakuzë. Ish-gjenerali serb është dënuar edhe për gjenocidin e Srebrenicës në vitin 1995, në të cilën ushtarët serbë vranë mbi tetë mijë meshkuj boshnjakë. Gjykata shpalli se ai është përfshirë në gjenocid, persekutim, asgjësim, vrasje dhe akte çnjerëzore të transferimit me forcë në Srebrenicë. Krahas gjenocidit në Srebrenicë, Mladiç u shpall fajtor edhe për dëbim, asgjësim, robërim, vrasje, deportim dhe sulme antiligjore kundër civilëve, shkruan Anadolu Agency.

Të fundit

Zbulimi që befasoi shkencëtarët, çfarë gjetën nën akullnajat e Grenlandës

Një studim i publikuar në Nature Geoscience më 30 korrik 2025 ka zbuluar një ngjarje që ndodhi në 2014,...

Viti 1000, themelimi i Mbretërisë Hungareze

Në vitin 1000 (disa burime e vendosin në Krishtlindjen e vitit 1000, të tjera në 1 janar 1001), u kurorëzua Stefani I (István në...

Alimehmeti kërkon hapjen e PD: Pa një riformatim të vërtetë…

Një prej figurave më të votuara të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti, beson se Partia Demokratike duhet të riorganizohet dhe të...

Pensionet e reja, sa kohë kërkon miratimi i dosjes? Shkodra ka nivelin më të ulët

Çdo individ që mbush moshën e pensionit dhe përgatit dosjen për përfitim financiar, do duhet të presë një kohë të caktuar nga bërja e...

Bankat mëmë në Evropë: Shqipëria, shumë fitimprurëse!

Tregu bankar në Shqipëri mbart shumë potencial për zhvillim. Sipas një pyetësori të Bankës Evropiane të Investimeve, 75% e grupeve bankare të Evropës Qendrore,...

Lajme të tjera

Web TV