Modelja me bikini merr kërcënime pas pozave mbi tankun e shkatërruar rus në Kiev (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një modele e njohur e rrjetit Instagram po përballet me kërcënime mizore nga besnikët e Vladimir Putin, pasi pozoi në majë të një tanku të shkatërruar rus gjatë punës së saj vullnetare në Ukrainë.

Braziliania që pozon shpesh në bikini Liziane Gutierrez, ka më shumë se 1 milionë fansa ‘të përkushtuar’ online, dhe kishte shkuar në Evropën Lindor muajin që shkoi për të ndihmuar popullatën në betejat e përgjakshme që po zhvillohen në vend.

Ajo ka qenë më parë në faqe e para të gazetave për padinë ndaj reperit Chris Brown në vitin 2016 për një incident në Las Vegas, por kësaj radhe e gjeti veten në qendër të vëmendjes për foton mendjelehtë nga zona e luftës.

Megjithëse postimi i saj u lejua në rrjet vetëm për disa minuta para se të censurohej, masa e abuzimeve dhe kërcënimeve ndaj tij ishte gjigante, mes të cilëve një ushtar rus nis të kërcënonte.

Ai shkruante në një mesazh: “Do të të gjej ku je” – ndaj të cilës modelja ishte përgjigjur: “Provoje njëherë”.

Luftëtari rus duket se nuk e kishte pëlqyer përgjigjen e Liziane, faqja e të cilës u mbush me komente urrejtjeje nga e gjithë bota.

Modelja komentonte më tej: “Në pesë minutat që fotoja ishte këtu, mora pak nga gjithçka që një njeri mund të imagjinojë. Shpresoj t’ju bjerë një raketë në kokë,” shkruante ajo.

Por Liziane dukej mjaft e relaksuar në fotot e videot nga zona e luftës, duke u ngjitur mbi tanke e duke thënë se ishte si “në sheshxhirimin e një filmi”.

Modelja shpjegonte se kishte gjetur tanket e shkatërruara teksa shkonte drejt qytetit të Bucha, pranë Kiev, ku luftimet kanë lënë qindra të vdekur.

Lexo edhe :  Izraeli do të eksportojë gaz me vlerë 35 miliardë dollarë në Egjipt

Megjithëse thotë se po shkon në Ukrainë për punë vullnetare, Liziane është akuzuar se po përfiton nga konflikti brutal për të mbushur përmbajtjet e saj në Instagram.

Por ajo nuk ishte dakord: “Nuk është vetëm për t’u dukur, mendoj se është e rëndësishme që njerëzit të mësojnë se çfarë po ndodh këtu”.

“Foton e postova sepse dhe të tjerë po festonin mbi tank dhe mendova ‘pse jo dhe unë”, tha modelja.

Të fundit

Samiti i 15 gushtit, pse Trump zgjodhi Alaskën për takimin me Putin? Ku interesat takohen

"Vendndodhja ka rëndësi", është një rregull i artë për agjentët e pasurive të paluajtshme. Duke zgjedhur Alaskën si vend...

7 anije të mbytura që bënë histori

1 - Essex, i fundosur nga... Moby Dick. "Koka e saj ishte gjysmë jashtë ujit, dhe kështu ajo erdhi drejt nesh dhe goditi përsëri...

Trump përfshihet në çështjen e Kosovës? Grenell zbulon planet: Do shkojmë hap pas hapi

Përfaqësuesi special i presidentit Donald Trump, Richard Grenell, ka treguar për planet e shefit të tij për tu përfshirë në çështjen e Kosovës. Në një...

Ukrainasit shkatërrojnë “Prometheus” S-500, sistemi më i shtrenjtë i mbrojtjes ruse

Forcat ukrainase dyshohet se kanë shkatërruar një radar të rrallë rus të lidhur me sistemin më të fundit të mbrojtjes ajrore dhe raketore S-500...

Temperaturat arrijnë deri në 42 gradë, parashikimi i motit për sot

Ditën e diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë...

Lajme të tjera

Web TV