Komisioni i Ligjeve çon në Kuvend emrin e Bajram Begajt për President

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i Ligjeve me shumicë votash ka vendosur që të çojë emrin e Bajram Begajt në Kuvend si kandidat për President. Ai do t’i nënshtrohet votimit të deputetëve në sallën e Kuvendit, ndërsa u propozua nga 37 ligjvënës socialistë.

Opozita do të votojë kundër propozimit për president nga socialistët për Bajram Begajn. I pranishëm në Komisionin e Ligjeve për emrin e ri të Presidentit, deputeti Oerd Bylykbashi ka argumentuar se një ushtarak aktiv në detyrë, është në kundërshtim me Kushtetutën për të dalë kandidat për President.

“Ushtarakët nuk mund të ushtrojnë profesione se është anti kushtetues. Për rrjedhojë e bën me ves. Këtë kandidaturë e bën me ves. Dhe procesin e votimit në seancën plenare.” tha Bylykbashi.

Gjeneralmajor Bajram Begaj, i cili mbante postin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, është kandidati për President i Shqipërisë, i propozuar nga partia në pushtet, Partia Socialiste. Ai u lirua nga detyra me një dekret të firmosur nga Presidenti aktual Ilir Meta. Megjithatë për Bylykbashin kjo nuk e zhbën të qënit vendim në kundërshtim me Kushtetutën.

“Mundet që ta kishit bërë krejt ndryshe. Po e fusni në ves Kushtetues zgjedhjen e Presidentit. Është e panevojshme që të ketë një njollë të tillë. Është zgjedhja që u ka bërë kryeministri edhe të vendosni 37 firma ende pa e ditur se kush është kandidati.”

Sipas Bylykbashit në momentin që është dorëzuar kandidatura, Begaj ka qenë në detyrë dhe në kundërshtim me Kushtetutën.

“Dekreti i nxjerrë në momentin e fundit nuk e shëndosh, këtë anti kushtetueshmëri. Parimi është që ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të ushtrojnë. Ai është gjeneral dhe thoni ka dekret. Deri tani ka qenë oficeri më i lartë i shërbimit ushtarak. Po e çoni në antikushtetueshmëri. Ne e votojmë kundër këtë kandidat. Se po bëni kapjen finale të të gjitha pushteteve të Republikës.” tha Bylykbashi.

Lexo edhe :  GJKKO e la në qeli/ Ilir Meta njofton konferencë për mediat nga burgu

Një përgjigje për Bylykbashin ka ardhur nga Klotilda Bushka, e cila përmendi dekretin e Presidentit Meta.

Bushka: Mund ta kishit kursyer analizën. Se si pas nenit ushtaraku nuk mund të zgjidhet por me dekret të Presidentit, kandidati Begaj i propozuar nga 37 deputetët të PS është liruar nga detyra dhe është nxjerrë në lirim. Dekreti ka hyrë në fuqi menjëherë.”

Pas votimit në Komision, me shumicë votash u vendos që emri i Gjeneralmajor Bajram Begaj të kalojë për votim në Kuvend.

Të fundit

Babai përdhunoi vajzën e tij 12-vjeçare, nëna: Ka abuzuar me të që kur ka qenë 5 vjeç

Një rast i rëndë i abuzimit seksual me të mitur është regjistruar në Patos. Një 12-vjeçare dyshohet se është...

Rama: Jemi shumë afër anëtarësimit në BE, plani i përbashkët do të realizohet plotësisht

Në një prononcim të shkurtër për mediat, në nisje të samitit BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, kryeministri Edi Rama theksoi se vendet e Ballkanit janë...

1 Korrik 1890 – Miratohet Akti Sherman kundër monopoleve

Ligji i parë federal në SHBA që synon të frenojë monopolin dhe konkurrencën e pandershme Një hap vendimtar drejt ekonomisë së lirë dhe mbrojtjes së...

Një vit pa Ismail Kadarenë! Gjinushi: Ndër figurat më të ndritura të kombit shqiptar

Një vit pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, Shqipëria vazhdon të kujtojë me respekt dhe nderim figurën e tij...

Plas sërish sherri me Trump, Musk: Jetojmë në vendin e partisë së derrave të fëlliqur!

Shefi i X dhe Tesla, Elon Musk, ka bërë thirrje për themelimin e një partie të re në SHBA, që sipas tij do kujdeset...

Lajme të tjera

Web TV