Para votimit në Kuvend, Bajram Begaj: Dashuria për Atdheun, busulla ime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidati për President i Republikës Bajram Begaj ka reaguar para votimit nga parlamenti, ku ka dhënë një mesazh për mediat në rast se Kuvendi e votëbeson në detyrën si president i ri i vendit.

‘Ishte sa e papritur aq edhe e madhe pesha e emocionit që ndjeva, kur mora lajmin se mazhoranca parlamentare kishte vendosur të më paraqiste si kandidat në seancën e sotme për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Me mirënjohje të thellë dhe respektin më të lartë për bashkëpunëtorët, kolegët, anëtarët e familjes së madhe të Forcave të Armatosura të Republikës, kam nënshkruar kërkesën për lirimin nga detyra e lartë ku kam pasur deri më sot nderin e përgjegjësisë së Shefit të Shtabit të Përgjithshëm.

Fjalët nuk kanë qenë kurrë arma ime më e fortë, por edhe sikur të ishin jam i bindur se do ta kisha të vështirë t’i gjeja në këtë rast. Ky është një ndër ato raste që fjalët nuk e përshkruajnë dot. Vetëm përkushtimi me besnikëri absolute ndaj Republikës, qytetarëve dhe Kushtetutës së saj, mund ta tregojnë sadopak madhësinë e këtij nderi.

Puna ime si mjek dhe si ushtarak më ka mësuar shumë, po mbi të gjitha më ka mësuar vlerën e respektit për tjetrin dhe të dashurisë për atdheun. Nëse Kuvendi i Shqipërisë do të vendosë sot që unë do të jem Presidenti i ardhshëm i Republikës, respekti për tjetrin dhe dashuria për atdheun do të jenë shigjetat e busullës sime në atë detyrë të lartë. Respekt pa kushte për të gjithë shqiptarët pa dallim feje, krahine dhe ideje. Respekt i barabartë për të gjitha palët përfaqësuese të popullit shqiptar.

Respekt për miqtë dhe aleatët strategjikë të Shqipërisë. Shqipërinë mbi gjithçka.

Lexo edhe :  Korriku përvëlues! Kujdes nga vapa, një tjetër valë të nxehti mbërthen Europën

Duke i falenderuar të tërë për fjalët e mira e mesazhet miqësore dhe duke shprehur respektin më të madh për gazetarët që bëjnë detyrën e tyre fisnike, lutem përulësisht mirëkuptimin e të gjithëve për refuzimet e intervistave apo prononcimeve mediatike. Jam mësuar që puna ime të flasë për mua, jo unë për veten time dhe kam frikë se nuk e ndryshoj dot këtë edhe po të dua.’- shkruhet në letrën e Begajt.

Të fundit

Prej rreth 2 vitesh në “Arrest shtëpie”, lirohet Jamarbër Malltezi

Lirohet Jamarbër Malltezi. Sipas mediave, shfuqizohet masa “arrest ne shtepi”, kundrejt një garancie pasurore prej 3 mln lekesh./kb

Kryemadhi del nga SPAK: 240 mijë dollarë për veshje? Këto i thotë Tedi Blushi

Monika Kryemadhi ka dalë nga ambientet e SPAK ku ajo u paraqit për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa u ndal për...

1770 – Beteja e Largas: një përplasje vendimtare në luftërat ruso-osmane

Më 7 korrik 1770, në brigjet e lumit Larga në Moldavi (në territorin e sotëm të Moldavisë dhe Rumanisë), ndodhi një përballje madhore mes...

Marrëveshja e Brionit, fundi i luftës 10 ditore dhe nisja e shpërbërjes së Jugosllavisë

7 korrik 1991 Më 7 korrik 1991, në ishullin Brioni të Kroacisë (në atë kohë pjesë e Jugosllavisë), u arrit Marrëveshja e Brionit, e...

Mbi 81 persona të vdekur, rëndohet bilanci tragjik i përmbytjeve në Teksas

Përkeqësohet ndjeshëm bilanci i tragjedisë së shkaktuar nga përmbytjet në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Autoritetet kanë konfirmuar të paktën 81 persona të...

Lajme të tjera

Web TV