Luiza Gega nuk di të ndalet, atletja shqiptare thyen rekord kombëtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Luiza Gega nuk di të ndalet. Atletja pasi nuk arriti të thyente rekordin kombëtar në mitingun e Manchesterit ia ka dalë së fundmi në Holandë në “FBK Games 2022” që po mbahet në Hengelo.

Shqiptarja në 3000 metra me pengesa e ndali kohën në 9:15.48 duke thyer me rreth 4.5 rekordin e mëparshëm që kishte vendosur po vetë në vitin 2019 (9:19.93 në Botërorin e Dohas).

Rezultati 9:15.48 i dha vendin e dytë në garë Luizës, e cila u dha leksion edhe kenianeve elitare të cilat i kishte konkurrente në eventin e mbajtur në Holandë. Kenia është gjithashtu edhe vendi ku prej disa vitesh stërvitet Gega.

Sa i përket Garës u fitua nga ugandezja Peruth Chemutai me kohë 9:14.00, e cila është edhe kampione në olimpiadën e fundit që u mbajt në Tokio. Kështu Luiza Gega konfirmon edhe një herë tjetër momentin e saj të artë, teksa mbetet e vetmja sportiste e atletikës shqiptare që për vite me radhë arrin që të jetë brenda normës Botërore dhe Europiane.

Të fundit

Fototeka “Marubi” zyrtarisht në UNESCO!

Fototeka Kombëtare “Marubi” ka marrë një nga vlerësimet më të larta ndërkombëtare në fushën e trashëgimisë kulturore. Arkivi i negativëve,...

Sforco e fundit për një blerje kryevepër! Perez, “all in” për yllin e mesfushës

Luka Modric po luan ndeshjet e fundit me fanellën e Real Madrid. Kroati do ta mbyllë përfundimisht me "Los Blancos" menjëherë sapo të mbarojë...

Edi Rama, njeriu që lindi politikan dhe u bë kryeministër. Si do të flasë historia?

Sot, më 4 korrik 2025, Kryeministri Edi Rama feston 61-vjetorin e lindjes. Ai ka mbajtur poste kyçe në jetën publike të vendit për më...

U testua 1 shekull më parë, a është ky avioni i së ardhmes?

Një shekull pas fluturimit të parë të një avioni me trup dhe krah të bashkuar, një përpjekje që përfundoi asokohe me përplasje, ky koncept...

Grabitje me vlerë 1 mln paund, kapen tre “skifterët” shqiptarë në Angli

Katër persona, mes tyre tre shqiptarë janë arrestuar në Britaninë e Madhe pasi akuzohen për disa grabitje me vlerë 1 milionë paund. Mësohet se Endrit...

Lajme të tjera

Web TV