Protesta në Kosovë, veteranët e UÇK-së hyjnë me forcë në oborrin e Kuvendit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë hyrë të hënën në oborrin e Kuvendit të Kosovës teksa kanë qenë duke protestuar në Prishtinë.

Para dyerve të këtij institucioni ka dalë Policia e Kosovës.

Protesta e mbështetur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, (OVL-UÇK) ishte parashikuar të mbahej para Kuvendit, në shenjë pakënaqësie për mospërfshirjen e tyre në rritjen e pagës minimale.

Pensioni i veteranëve është i njëjtë me pagën minimale në Kosovë, por në projektligjin e miratuar nga Qeveria e Kosovës për rritje të kësaj page, nuk është përfshirë edhe rritja e pensionit të veteranëve.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se kërkesat e tyre janë injoruar nga institucionet e Kosovës dhe se janë detyruar të dalin në protestë për të shprehur pakënaqësitë e tyre.

“Jemi injoruar nga institucionet e vendit dhe jemi detyruar që pakënaqësitë tona t’i shprehim në protestë”.

Projektligji që i hap rrugë rritjes së pagës minimale, do të diskutohet të hënën në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.

Ai është miratuar nga Qeveria e Kosovës në prill të këtij viti.

Sipas këtij projektligji, paga minimale do të rritet në 264 euro bruto, apo 250 euro neto.

Vlera e pagës minimale në Kosovë nuk ka ndryshuar nga viti 2011.

Shuma e pagës minimale në Kosovë është më e ulëta në Evropë, sipas Agjencisë Evropiane të Statistikave, Eurostat.

Aktualisht, kjo pagë është 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç dhe 170 euro për të punësuarit mbi 35 vjeç./REL

Të fundit

Gramsh, deri tani 200 të evakuuar! Shteti ofron strehim me 165 çadra kampingu

Situata e zjarreve po e con Shqipërinë thuajse në një situatë të jashtëzakonshme. Deri tani raportohet se Gramshi është...

Fushë-Arrëz, prefektja e qarkut viziton fshatrat e prekur nga zjarret

Prefektja e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni, ka mbërritur në fshatrat Xath e Flet të njësisë administrative Blerim, në bashkinë e Fushë-Arrëzit, aty ku janë...

Shqiptarë, kujdes! Rrahjet e zemrës shtohen dyfish këto ditë

Tirana, por jo vetëm po përvëlon nga temperaturat ekstreme të këtyre ditëve. Termometri ka shënuar 43 gradë në hije pasditen e së hënës dhe kështu...

Mali i Zi, një ushtar i vdekur dhe një tjetër i plagosur

Një ushtar i Malit të Zi ka vdekur dhe një tjetër është plagosur seriozisht si pasojë e përmbysjes së një autocisterne që po përdorej...

Sa para qarkullojnë jashtë bankave në Shqipëri? Raportohet një shifër…

Sasia e parave që qarkullon jashtë bankave në vend arriti në gati 442 miliardë lekë apo rreth 4.5 miliardë euro. Ky është niveli më...

Lajme të tjera

Web TV