Bandat shqiptare arrijnë deri në Australi/ Ja si drejtojnë tregtinë botërore të kokainës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bandat kriminale shqiptare po shihen gjithnjë e më shumë të përfshira në organizatat kriminale ndërkombëtare.

Së fundmi, Sky News ka hedhur dritë ndaj ndërveprimit të tyre në Australi, në bashkëpunim me mafian italiane.

Sipas Policisë Federale Australiane, deri më tani po hetohen 51 klane italiane të krimit të organizuar në të gjithë vendin, ku 14 prej tyre i përkasin organizatës famëkeqe Ndrangheta. Midis tyre, bën pjesë edhe krimi i organizuar shqiptar, i cili bashkë me atë italian ka hyrë në Australi duke u lidhur me bandat vendase, kryesisht me ato të motoçikletave, që veprojnë në paligjshmëri.

Të dhënat mbi lidhjet dhe rolin e tyre, policia i ka mbledhur përmes një aplikacioni të koduar, i përdorur nga policia për t’u infiltruar në bandat kriminale. Policia beson se deri në 5 mijë anëtarë të mafias po veprojnë në Australi.  Rrjeti i krimit është përgjegjës për trafikimin e 70% të kokainës në mbarë botën. Në Australi, kjo shtrihet tek kanabisi dhe metamfetamina.

“Ndrangheta po vërshon në mbarë Australinë me trafikimin e drogës dhe po tërheqin me vete edhe bandat australiane të motoçikletave (OMCG), të cilët qëndrojnë pas ngjarjeve të dhunës. Ata janë bërë aq të fuqishëm në Australi sa pothuajse zotërojnë disa OMCG, të cilët lëvizin drogën për financuesit e tyre si “Ndrangheta”, ose do të kryejnë akte dhune në emër të ‘Ndranghetas’”, shprehen autoritetet australiane. Sipas tyre, këto banda kanë hyrë edhe në industrinë e pastrimit të parave deri në miliarda dollarë në vit, që pastrohen përmes ekonomisë australiane.

“Ata janë vendosur nën vëzhgim dhe bëjnë jetë modeste, me shtëpi modeste. Ata përziejnë paratë e tyre të paligjshme me paratë nga bizneset e tyre legjitime të ndërtimit, bujqësisë apo hotelierisë dhe e gjithë kjo e bën më të vështirë jo vetëm identifikimin e kriminalitetit, por edhe vërtetimin e tij”, shpjegojnë autoritetet australiane.

Lexo edhe :  Thirrja nga Papa: Ndalni pandeminë e armëve!

Infiltrimi i policisë italiane përmes  një aplikacioni të quajtur ANoM kishte dhënë një pasqyrë të qartë të shkallës së trafikut të drogës nga ‘Ndrangheta, fitimet e tyre dhe sa shpesh ata punojnë me grupe të jashtëligjshme motoçikletash. Sipas autoriteteve australiane, lidhjet e tyre familjare përmes gjakut ose martesës në radhët e  ‘Ndrangheta-s në Australi, i bëjnë edhe më të fuqishme këto klane mafioze.

Vitin e kaluar, një operacion i përbashkët midis Australisë dhe FBI-së, që filloi në vitin 2018, çoi në arrestime në që nga Azia, Amerika e Jugut deri në Lindjen e Mesme të më shumë se 200 personave të dyshuar si të përfshirë në krimin e organizuar duke përdorur pajisjen ANOM.

Midis të arrestuarve nën Operacionin ‘Ironside’ ishin të dyshuar si të lidhur me mafien italiane me bazë në Australi, bandat e jashtëligjshme të motoçikletave, sindikatat e krimit aziatik dhe krimi i organizuar shqiptar, shkruan Sky News.

Që kur autoritetet zbuluan suksesin e nismës një vit më parë, 383 autorë të dyshuar janë akuzuar për 2,340 vepra penale dhe më shumë se 6.3 ton drogë, 147 armë/armë zjarri dhe 55 milion dollarë të sekuestruara.

Të fundit

Igli Tare ndryshoi totalisht Milanin, a e dini sa yje kanë mbetur nga vjet?

Massimiliano Allegri dhe Igli Tare kanë bërë shumë ndryshime te Milani. "Djalli" ka pësuar realisht një diferencë të dukshme, aq...

‘Breshëri’ dronësh drejt Kievit, Rusia nuk ndalet

Forcat ajrore të Kievit thonë se Rusia ka qëlluar 53 dronë drejt Ukrainës sot gjatë sulmeve gjatë ditës. Sipas mediave të huaja, këtë mëngjes është...

Ministri Hasani: Anëtarësimi në BE është qëllim kombëtar

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë sot në panelin e organizuar për vendet e Ballkanit Perëndimor në Forumin Strategjik...

Gjykata Federale ndalon dërgimin e Gardës Kombëtare

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, kanë shkelur ligjin federal duke dërguar trupat e Gardës Kombëtare në mbrojtje të...

Merkatoja na dha një sinjal: Champions League ndahet mes Realit dhe Liverpool

Liverpool duket skuadra e vetme e cila mund të rivalizojë me Real Madrid në Champions League këtë sezon. "Të kuqtë" kanë bërë një revolucion thuajse...

Lajme të tjera

Web TV