test

Lufta e Dytë Botërore/ “D-Day”, 160 mijë trupa zbarkojnë në Normandi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

D-Day ishte operacioni i koduar i zbarkimit të forcave aleate në Normandi gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në mesin e majit të vitit 1944 Gjeneralët Eisenhower e Montgomery, kryeministri Churchill dhe mbreti George VI takohen për të diskutuar planin “D – Day” mbi zbarkimin e forcave aleate në Evropë. Më 6 qershor 1944 rreth 160.000 ushtarë vërshuan në plazhet e Normandisë duke thyer rezistencën e ushtrisë gjermane, Verhmahtit, dhe duke i hapur rrugën fitores ndaj Gjermanisë. Kjo është një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e Evropës….

Fronti i Dytë
Që në 1942, Churchill dhe Roosevelt nxorën një deklaratë se aleatët perëndimorë do punonin sa më shpejt të ishte e mundur për të hapur një front të dytë për të lehtësuar presionin gjerman ndaj sovjetikëve. Fillimisht britanikët favorizuan një goditje në veri nga Mesdheu, përmes Italisë e në Gjermaninë jugore. Kjo qasje u mbështet nga Churchill i cili pa një vijë të përparimit nga jugu, duke i vendosur trupat në pozita për të kufizuar territorin e pushtuara nga sovjetikët. Kundër kësaj strategjie, amerikanët mbështetën një sulm të kanaleve që do të lëviznin nëpër Evropën Perëndimore përgjatë rrugës më të shkurtër drejt Gjermanisë. Ndërsa prezenca amerikane u rrit, ata e bënë të qartë se kjo ishte mënyra e vetme që ata do të mbështesin.

Plani
Komandati i mega-operacionit ishte gjenerali amerikan Ajzenhauer. Por zëvendësi i tij, marshalli Artur Teder, ishte britanik, ashtu si 3 drejtues të tjerë të shtabit. Plani për Operacionin “Overlord” – emri i koduar i D-Day – u hartua kryesisht nga gjenerali britanik Bernard Montgomeri, komandanti i forcave tokësore. Marina Mbretërore e Britanisë së Madhe, kishte përgjegjësi për Operacionin “Neptun”. Nga 1213 anijet luftarake që morën pjesë në operacion, 200 ishin amerikane dhe 892 ishin britanike. Nga 4126 mjete të zbarkimit që u përdorën, 805 ishin amerikane, dhe 3261 britanike. Pak pas mesnatës së 6 qershorit të vitit 1944, kontigjentet e parë të trupave aleate zbarkuan në Normandi. Ata ishin 24.000 parashutistë që kishin si detyrë, që para se të fillonte në të gdhirë zbarkimi i trupave nga deti, të vinin nën kontrollin e tyre ura dhe pika të rëndësishme rrugore dhe të vendosnin sinjale drite për forcat ajrore. Por plani nuk funksionoi sipas parashikimeve. Era e fortë i shtyu parashutistët thellë në brendësi të Francës dhe vetëm një e dhjeta e tyre arriti në kohë në zonën e frontit. Ky sulm i gjeti gjermanët në befasi. Edhe në orën dy të natës gjeneralët e trupave gjermane të dislokuara në zonën e Atlantikut vlerësonin se situata ushtarake qe jo e rrezikshme. Në një bisedë telefonike me Berlinin ata njoftuan se lajmet për zbarkim ajror janë “të ekzagjeruara” dhe se situata është e qetë.

Zbarkimi
Zbarkimi i forcave aleate në Normandi ishte operacioni më i madh në historinë ushtarake, një operacion që nisi me një manovër: Hitleri dhe Vermahti nuk duhej ta dinin dhe deri në fund duheshin lënë në paqartësi lidhur me kohën dhe vendin e invazionit. Aleatët bënë ç´mos që ta bindin Vermahtin, se destiancioni i ndërhyrjes ishte zona verilindore në Calais. Truku i befasisë qe i sukseshëm, udhëheqja gjermane as që e priste zbarkimin në Normandi. Ushtarakët drejtues ndodheshin në vende argëtimi si Parisi apo zonat turistike në Gjermani, në kohën që nisi sulmi. Në këtë manovër luante rol edhe moti: stuhia dhe reshjet e vazhdueshme i detyruan forcat aleate që ishin përgjegjëse që ta shtynin me një ditë operacionin “Overlord”, duke përcaktuar kështu datën 6 qershor 1944. Një reporter i luftës i radiostacionit BBC, asokohe njoftonte: “D-Day erdhi. Herët në mengjes forcat aleate filluan sulmin në frontin veriperendimor të kështjellës evropiane të Hitlerit. Nën urdhërat e Ajzenhauer dhe të mbështetur nga njësi të fuqishme të aviacionit trupat aleate në mëngjes herët nisën zbarkimin në brigjet veriore të Francës.” Një ushtri gjigande e ndërhyrjes e përbërë nga britanikë, amerikanë, kanadezë, francezë, polakë, cekë, belgë, holandezë e norvegjezë ish mbledhur në Jug të Anglisë, tonelata me materiale lufte ishin vënë në dispozicion, ishin prodhuar blloqe gjigande betoni për krijimin e porteve artificiale për furnizimet. Fillimisht u bombarduan plazhet e Normandisë, ndërkohë që në thellësi të vendit zbrisnin mijëra parashutistë, një armatë prej mbi 1.000 anijesh luftarake dhe mëse 4.200 anije zbarkimi po i afrohej brigjeve franceze. Mijëra avionë dhe tanke u vunë në lëvizje për të mbështetur forcat, ndërkohë që breshëria e bombave binte mbi fusha, shtëpi, gardhe, nëpër fshatra e qytete si dhe në pozicionet gjermane. Rreth 160.000 ushtarë në D-Day zbarkuan në tokë. Në pesë pika të bregdetit u sulmuan fortesat e të ashtuquajturit “muri i Atlantikut”, pas të cilit fshihej Vermahti. Kjo ishte komandoja e vdekjes: të pambrojtur ushtarëve të forcave aleate u duhej të zbarkonin fillimisht në det dhe më pas të vraponin nëpër plazhet e hapura drejt vijës së armikut – vetëm në njërën prej zonave të murit të Atklantikut gjetën vdekjen 4.000 ushtarë.

Lexo edhe :  24 qershor 1913/ Lufta Ballkanike, çfarë fitoi dhe çfarë fumbi Shqipëria

Humbjet
Amerikanët e kanadezët pësuan humbjet më të mëdha, thotë historiani Peter Lieb. Në orët para të sulmit gjetën vdekjen më shumë se 50% e ushtarëve, për shkak se shumë u mbytën, i zuri deti dhe nuk ishin në gjendje të mbroheshin, apo sepse tanket ngecën në rërë. Nga dreka gjermanëve iu mbaruan municionet dhe për këtë shumica e fortifikatave të murit mbrojtës të Atlantikut ranë brenda disa orësh në duart e trupave aleate. Megjithatë përparimi i trupave aleate në brendësi të Francës nuk qe i lehtë. Dhe De Gol arriti të marshonte me një divizion tankesh në Parisin e çliruar vetëm më 25 gusht. Beteja e Normandisë u kurorëzua në fund të fundit me fitore, por edhe me humbje të mëdha jetësh njerëzore. Ajo mbetet një moment kyç në historinë e luftës kundër Gjermanisë naziste në dy fronte, e cila u vendos edhe në frontin lindor. Komandnati suprem i forcave të ndërhyrjes ishte gjenerali Eizenhover, i cili këtë ditë e cilësoi si “kryqëzata për çlirimin e Evropës”. “Popuj të Evropës! Ky zbarkim është pjesë e një plani të përqëndruar të kombeve të bashkuara për të cliruar Evropën – në bashkëpunim me aleatët tanë të mëdhenj rusë. Unë kam për të gjithë ju këtë mesazh: ora e clirimit tuaj është fare pranë!” Invazioni i Normandisë pavarësisht nga numri i madh i viktimave konsideorhet si një nga aksionet më të rëndësishme, apo si vendimtari që shënoi kthesën në Luftën e Dytë Botërore, fronti perendimor i konsideruar si pamposhtur i Hitlerit u ca dhe vetëm 11 muaj më pas Gjermania humbi luftën.

Të fundit

E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshë të re këngëtari i njohur

Shifty Shellshock, emri i vërtetë i të cilit ishte Seth Binzer, i grupit Crazy Town, të cilët u bënë...

“Grekët, të zënë në çarkun e tyre”/ Çupi: ‘Beleri’, problem i Greqisë

Gjykata e Apelit të Posaçëm la të pandryshuar dënimin për Fredi Belerin. Kryetari i zgjedhur i Himarës do të qëndrojë në qeli deri në...

VIDEO/ Austria kalon në avantazh ndaj Holandës, autogol qesharak i Malen

Mbyllen 45-minutat e para në dy ndeshjet e Grupit D, aty ku rezultati më befasues vjen nga ndeshja mes Holandës dhe Austrisë. Për momentin...

Stresi ka një pyetje me rëndësi për të gjithë fansat e tij, vallë për çfarë bëhet fjalë

Veç para pak ditësh reperi nga Shqipëria Stresi publikoi bashkëpunimin e tij “Nato” me reperin nga Kosova, Buta. Projekti ka arritur të grumbullojë afro 500...

“Reshje shiu dhe..”/ Moti merr kthesën drastike, SHMU zbulon çfarë pritet të ndodhë

Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme, paralajmëron Shërbimi Meteorologjik Ushtarak. Sipas SHMU, moti parashikohet të jetë...

Lajme të tjera

Web TV