Detajet/ Atentat anëtarit të bandës së Niklës, Marklen Haka mori plumb në nofull

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marklen Haka, 28 vjeç, anëtari i bandës së Niklës ka rënë pre e një tjetër atentati! Dy vite pasi u sulmua me 85 plumba teksa ndodhej në derën e shtëpisë së tij bashkë me hallën Shpresa Basha, Hakën kanë ritentuar ta eliminojnë. Ai ka qenë duke qarkulluar me makinën e tij në hyrje të Niklës në momentin që një person që po ecte në këmbë ka ndaluar dhe ka qëlluar në drejtim të tij. Hakën e ka kapur një plumb në nofull. Edhe pse i plagosur, Haka ka dalë nga makina dhe ka tentuar të largohet nga vendi, por ka rënë në tokë ku dhe është gjetur i mbuluar me gjak.

Anëtari i bandës së Niklës është dërguar tek spitali i Traumës ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Marklen Haka u qëllua me 85 plumba nga dy drejtime mbrëmjen e 26 shtatorit në derën e shtëpisë së tij, në vitin 2019. Vetë i riu mbeti i plagosur, ndërsa halla e tij, Shpresa Basha ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Haka erdhi me urgjencë në Spitalin e Traumës ku dhe mori ndihmën e nevojshme mjekësore. Mariglen Haka është një emër mjaft i njohur për drejtësinë shqiptare. Më 13 qershor të vitit 2011, ai është shoqëruar si i dyshuari kryesor për vrasjen e biznesmenit të kromit Nadien Zeneli, në zonën e ish-Bllokut. Shkaku për atentatin dyshohet të ishte bërë fakti që i riu dyshonte se Zeneli i kishte vrarë të vëllanë, Roland Haka, në vitin 2004. Megjithatë Mariglen Haka u lirua muaj më vonë. Ai dënuar edhe në muajin prill 2019 me 1.6 vite burg, por përfitoi ulje dhe në korrik u lirua.

Të fundit

Madonna kërkesë Papa Leonit XIV: Vizito Gazën para se të jetë vonë

Mbretëresha amerikane e muzikës pop, Madonna, i është drejtuar me një kërkesë Papa Leonit XIV, lidhur me situatën e...

Delvina në flakë/ Dëshmia e banorëve: Situatë apokaliptike, po digjen shtëpi

Vijon të jetë kritike situata nga zjarri në rrethinat e qytetit të Delvinës. Ndërsa Report Tv ka siguruar pamje nga ‘mbretëria’ e flakëve që përpin...

Liberius, gjenerali i Romës që krahasohet me Cesarin dhe Napolon Bonapartin

Petrus Marcellinus Felix Liberius (rreth vitit 465–554) ishte një aristokrat romak i periudhës së vonë, i cili shërbeu për rreth shtatë dekada në poste...

Horoskopi ditor, 13 Gusht 2025

Dashi Ndikimi i planetëve do jete mjaft pozitiv sot. Do ndiheni mjaft mire ne krahët e atij qe dashuroni dhe çdo gjë do shkoje ashtu...

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë nga qindra trupa të Gardës...

Lajme të tjera

Web TV