Ka ndryshuar totalisht/ Rishfaqet Ballist Morina: Serbia s’më do në Beograd sepse…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

14 tetori 2014 është një ditë që nuk harrohet lehtë për shqiptarët.

Tetë vite më parë një flamur me shkrimin “Autochthonous” fluturoi në mes të stadiumit të Beogradit, duke ndërprerë ndeshjen Serbi-Shqipëri.

Heroi i asaj mbrëmje në Beograd ishte Ismail Morina i njohur ndryshe si Ballist Morina.

Droni i ngritur nga ai u bë iniciatori dhe katalizatori për kualifikimin historik për herë të parë në një kompeticion të rëndësishëm ndërkombëtar.

Ndërkohë sot kur kanë kaluar kaq vite, Morina ishte i ftuar në një emision televiziv ku komentoi atë ngjarje.

Nëse ja kanë falur serbët ngritjen e dronit me flamurin në mes të Beogradit, Morina tha se serbët nuk e donin atje.

Ai u shpreh se Serbisë nuk i intereson Ismail Morina në Beograd se do të prishte punët e ‘Ballkanit të Hapur’

“Kemi një proces që quhet Ballkani i Hapur dhe kjo është ironia e fatit për mua që më ndihmon në mënyrë paradoksale, kemi një proces që nuk mendoj se Serbisë në këtë moment do i interesonte Ismail Morina në Beograd se do prishte punët e ‘Ballkanit të Hapur’. S’mund të jem pro kësaj nisme”.-tha Morina.

Të fundit

Ngjarja në Llogara, anëtari i Federatës së Gjuetisë: Policia të veprojë!

Ngjarja e rëndë ku 22 kuaj u qëlluan me armë gjahu në zonën e Llogarasë, afër “Gropave të Pirit”,...

Historia tipike shqiptare shkon në kinematë e botës

Frani, e cila pavarësisht se ka lindur grua, ka zgjedhur të jetojë si burrë. Por, kur Zana, mbesa që ka nën kujdesin e saj ka...

Broja prezantohet tek ekipi i ri: Do të jap gjithçka nga vetja

Armando Broja është lojtari i ri i Burnley. Klubi anglez njoftoi transferimin përfundimtar të sulmuesit nga Chelsea. Broja ka firmosur për 5 vite me klubin...

Trump i kërkon Melonit të organizojë takimin, Putin kundërshton

Roma mund të ishte qyteti që do të priste samitin Trump-Putin javën e ardhshme, me Presidentin amerikan që ia kishte kërkuar mikeshës së tij...

SPAK kontroll në një resort në Golem, sekuestrohet celulari i pronarit

Në kuadër të operacionit të goditjes së organizatës kriminale të përfshirë në trafikimin e drogës në tregun europian, SPAK ka ushtruar kontroll në një...

Lajme të tjera

Web TV