Sot në mëngjes një makinë goditi turmën e njerëzve në Berlin. Sipas Bild ka të paktën një të vdekur. Reuters, i cili foli me një zëdhënës të departamentit të zjarrfikësve, thotë se janë të paktën 30 të plagosur. Është arrestuar drejtuesi i makinës, tip Renault.
Incidenti dyshohet se ka ndodhur në kryqëzimin e Rankestrasse dhe Tauentzienstrasse: Breitscheidplatz është vendi ku në dhjetor 2016, terroristi Anis Amri rrëmbeu një kamion dhe u fut në turmën e njerëzve që po vizitonin tregun e Krishtlindjeve dhe vrau dymbëdhjetë njerëz.