Open Balkan, kryeministri maqedonas: Sot hapim një kapitull të ri në turizëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e dytë të punimeve në samitin e Ballkanit të Hapur në Ohër i ka hapur kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski.

 “Mirësevini në perlën e Maqedonisë në Ohër. Është nismë për Europianizim të rajonit. Institucionet tona janë në komunikim të vazhdueshëm që këta shirita ti heqim edhe rampat dhe barrierat.

Ne këtu jemi për përmirësim të konkurrencës, investimeve për përmirësim të standardeve të jetesës. Sot hapim edhe një kapitull të ri në bashkëpunimin në fushën e turizmit. Botës do të duhet ti ofrojmë edhe detet shumë të bukura edhe falë Shqipërisë, edhe liqenet e Maqedonisë.Sot kemi bashkëpunim të ri edhe në fushën e kulturës. Do rrisim numrin e festivaleve kulturore. Presim që edhe këtë ta shikojmë në Shqipëri dhe në Maqedoni. Më shumë serb dhe maqedonas ta vizitojnë Tiranën. Në këtë samit do firmoset marrëveshja për mundësim të lëvizjes së mallrave dhe njerëzve. Po realizojmë diçka që është normale në BE. Objektivi politik është i qartë. Ballkani Perëndimor do të bëhet pjesë e BE.

Të jemi të kujdesshëm dhe të përgatitur. Ballkani i hapur është nisma autoktone e jone që mbështetet  nga popujt e vendeve. Mesazhi i qartë, ka rëndësi dhe Be dhe vendet anëtarë duhet të pyeten sepse anëtarësimi ynë në BE është prespektivë. Do kemi investime më të mëdha në rajon, rroga më të larta, dhe Be duhet ta mbështesë. Kjo nismë do bëhet gjithnjë e më atraktive.  Ftesa për Kurtin mbetet e hapur. Ballkani i Hapur është për integrim për mundësi të hapura për liri. Të gjithë bashkë mund të bëjmë më shumë për ne dhe për fëmijët tanë”, tha ai.

Në samitin e Open Balkan merr pjesë për herë të parë Mali i Zi dhe Bosnjë Hercegovina, ndërsa edhe këtë herë mungon Kosova. Në samitin e Ohrit, është i pranishëm është edhe Oliver Varhelyi, Komisioneri për Zgjerim i KE, ndërsa mësohet se  do të marrë pjesë online edhe i dërguari i SHBA, Gabriel Escobar.

Të fundit

Revolucion tek Liverpooli/ Reds firmosin me Ekitike në sulm, në shitje Nunez dhe Diaz

Një tjetër goditje në merkato nga Premier League, me shifra që, edhe pse respektojnë vlerën e lojtarëve të përfshirë,...

Rama: Masa të reja ligjore për shpërdorimin e ujit të pijshëm

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër foto nga një gomisteri në Tiranë, që kishte zaptuar një hapësirë në një bllok pallatesh. Rama shkruan se nuk...

Zgjedhjet e 11 majit/ 350 kuti votimi janë marrë nga magazinat e KQZ pa asnjë dokument!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar me denoncimin per zgjedhjet e 11 majit. Nga selia blu, Berisha akuzoi kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashi,...

Asllani mes katër “rrugëve” tek Interi, një klub tërhiqet nga gara për shqiptarin

Kristjan Asllani po kthehet gjithnjë e më shumë në një problem për Interin. Mesfushori i Kombëtares shqiptare është jashtë planeve të klubit dhe kjo...

“Situata kriminale në Sarandë”/ Zhupa: Policia të mos bëj pushime, por të marrë masa

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar ashpër lidhur me situatën e rendit në Sarandë, duke e cilësuar qytetin si “arenë përplasjesh kriminale”...

Lajme të tjera

Web TV